Aktualitet

Skandalet seksuale me mësuesit në shkollën e Muzikës në Fier, shkarkohet drejtoresha

26 Shkurt 2020, 10:40 Nga DOSJA
Skandalet seksuale me mësuesit në shkollën e Muzikës në

FIER- Drejtoresha e shkollës “Jakov Xoxa” në Fier është shkarkuar sot nga detyra. Mësohet se Blerina Gjika, nuk do jetë më drejtoreshë në shkollë, pas dy skandaleve të mësuesve të cilët kërkonin favore seksuale nga nxënëset e tyre.

Dosja.al mëson se Drejtoria Arsimore Rajonale në Fier ka emëruar dhe drejtoreshën e re që do jetë Zamira Gjika.

Emisioni “Stop” në televizionin “Klan”, prej ditësh ka publikuar episode të ndryshme për shkollën në Fier, ku dy mësuesit Agron Bego dhe Vasil Niko iu kërkonin favore seksuale nxënëseve. Mësuesi Agron Bego u kap në kamera teksa ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja po hetohet nga autoritetet. Pas Begos u denoncua dhe Vasil Niko, i cili kishte shkëmbyer mesazhe me një nxënëse.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron bego blerina gjika vasil niko zamira gjika agron bego blerina gjika vasil niko zamira gjika

Sondazh

Poll