Aktualitet

Nisin intervistat për kreun e “FBI” shqiptare, Aida Veizaj del e para para komisionit

26 Shkurt 2020, 09:33 Nga DOSJA
Nisin intervistat për kreun e “FBI” shqiptare, Aida Veizaj del

Tiranë- 4 nga 8 kandidatët që janë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të intervistohen ditën e sotme nga Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK. E para, që po merret në pyetje nga tre anëtarët e këtij komisioni që janë Arben Kraja, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra, është Aida Veizaj (Hajnaj). Intervista zgjat vetëm 60 minuta për secilin kandidat.  Në orën 11:00 do të intervistohet Ardian Çipa, një orë më vonë Artur Beu dhe në orën 13:00, Ervin Hodaj.

Një ditë më parë, Komisioni i Përzgjedhjes sqaroi sespekulimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Sipas tij rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta.

Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare” hynë 40 aplikantë profesionet e të cilëve varionin që nga avokatë, policë apo edhe ish-oficerë policie, të cilët prej kohësh jetonin jashtë Shqipërisë. Një pjesë e tyre që nuk përmbushnin kushtet u skualifikuan nga gara, ndërsa të tjerë humbën ‘betejën’ me provat. Lidhur me procesin ka dalë garant Ambasada Amerikane, e cila ka siguruar shqiptarët se ka qenë transparent.  Ambasada njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milion dollarësh, i cili do të përdoret në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Nga ana tjetër, për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

J.V.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida hajnaj gara për kreun e bkh-së aida hajnaj gara për kreun e bkh-së

Sondazh

Poll