Aktualitet

Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj/ RENEA dhe FNSH kontrolle me dron për të lokalizuar Fatmir Kolecajn

26 Shkurt 2020, 09:44 Nga DOSJA
Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj/ RENEA dhe FNSH kontrolle me dron për

Mirditë- RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që prej mbrëmjes së djeshme janë duke zhvilluar kontrolle në zonën Mirditës për të kapur autorin e krimit të dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia po zhvillohen kontrolle me dron për lokalizimin e autorit.

Mbërmjen e djeshme në Rrëshen Fatmir Kolecaj nxori armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata.Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka vënë 5 milionë lekë dëmshpërblim për këdo që jep informacion për autorin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir kolecaj vriten moter e vella ne mirdite fatmir kolecaj vriten moter e vella ne mirdite

Sondazh

Poll