Aktualitet

Sherr për pronën mes të moshuarve në Vlorë/ Plagoset me thikë 77-vjeçari, në kërkim autori (EMRI+VD)

26 Shkurt 2020, 09:59 Nga DOSJA
Sherr për pronën mes të moshuarve në Vlorë/ Plagoset me

Vlorë- Mëngjesin e sotëm një 77-vjeçari Muço Malaj, gjatë një sherri në lagjen ‘Bashkimi’ në qytetin bregdetar është qëlluar me thikë nga një 65-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Të dy të moshuarit ishin duke konsumuar kafe në të njëjtin lokal.  Dyshohet se shkak i ngjarjes është një sherr i vjetër për një pronë në fshatin Oshtimë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia për këtë ngjarje ka shoqëruar dy persona, pasi dyshohet se kanë informacion për ngjarjen. 77-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 70-vjeçari në vlorë sherr brenda lokalit në vlorë plagoset 70-vjeçari në vlorë sherr brenda lokalit në vlorë

Sondazh

Poll