Aktualitet

Vdes francezi i parë në Paris, çon në 2 numrin e viktimave nga koronavirusi në Francë pas shtetases kineze

26 Shkurt 2020, 09:49 Nga DOSJA
Vdes francezi i parë në Paris, çon në 2 numrin e viktimave

PARIS– Një burrë 60-vjeçar është bërë viktima e dytë në Francë nga koronavirusi, ka njoftuar ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë.

I moshuari vdiq mbrëmjen e djeshme pasi u dërgua në një spital në Paris në gjendje të rëndë prej mbrëmjes  së të martës, duke e çuar në dy numrin e vdekjeve në Francë, tha nënkryetari i ministrisë Jerome Salomon.

Kujtojmë që viktima e parë në Francë që u shënua më  15 shkurt ishte edhe viktima e parë në të gjithë Europën, pasi virusi shpërtheu fuqishëm në Kinë. Por viktima ishte një shtetase kineze dhe jo franceze.

I ndjeri ishte një nga tre rastet e reja në Francë, duke e çuar në 17 infeksionin e konfirmuar koronavirus në Francë. Viktima e parë ishte një turisteje 80-vjeçare kineze.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus.

Burimi: France24.com 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy viktima ne france koroanavirusi ne france dy viktima ne france koroanavirusi ne france

Sondazh

Poll