Aktualitet

Vdes turistja italiane në Austri, i bëhen analizat për koronavirus

26 Shkurt 2020, 09:36 Nga DOSJA
Vdes turistja italiane në Austri, i bëhen analizat për

AUSTRI– Një 56-vjeçare italiane ka vdekur në Austri pasi kishte qenë me pushime. Turistja italiane e cila ishte nga “Friuli Venezia Giulia”, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një rezidencë në Austri.

Sipas “Il Gazzettino” mjekët në urgjencën e shtetit austriak nuk përjashtuan mundësinë se 56-vjeçarja ka vdekur nga virusi, e për këtë arsye, i kanë bërë një sërë analizash.

Kjo rezidencë në Bad Kleinkirchheim tashmë është mbyllur pas vdekjes së italianes dhe asnjë nga personat që kanë qenë brenda saj nuk do të lejohen të largohen pa iu nënshtruar kontrollit për koronavirusin.

Ndërkohë pas viktimës që u shënua në në territorin austriak, autoritetet vendase në bashkëpunim me ato italiane do të monitorojnë çdo vend ku 56-vjeçarja ka lëvizur më parë.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet e tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: ilgazzettino.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali vdes turistja italiane në austri koronavirusi ne itali vdes turistja italiane në austri

Sondazh

Poll