Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë përshkallëzim të grevës: U jemi drejtuar dhe ambasadave

26 Shkurt 2020, 09:59 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë përshkallëzim

FIER- Naftëtarët e Ballshit kanë vijuar edhe sot grevën e tyre të urisë dhe shkruajnë se do vijojnë rezistencën deri në arritjen e qëllimeve të tyre. Një prej grevsitëve ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit.

Ata janë shprehur se nuk do ketë negociata të tjera me kompaninë, pasi kërkojnë marrjen e të gjtha pagave të prapamentura.  Ata kanë parlajmëruar se do të ketë përshakllëzim të grevës dhe bashkë me ta do ngujohen dhe të gjitha gratë që janë punonjëse në uzinë. Përfaqësuesi i grevistëve, Sokol Dautaj shprehet se ata kanë humbur çdo lloj besimi, pasi nuk është mbajtur asnjë afat.

Sot është dita e dhjetë e grevës së urisë. Gjendja është shumë e rënduar. Kolegët janë acaruar sepse është thyer besimi dhe nuk kanë kaluar pagat. Mbrëmë janë prononcuar në një nga televizionet dhe kanë thënë se pagat janë kaluar, por nuk kanë kaluar sepse ne na vjen njoftimi në telefon. Reagimi ynë do të vazhdojë, ne nuk kërkojmë më vetëm tre pagat. I jemi drejtuar Ambasadës Amerikane, vetëm këtu tek ne nuk ka vlerë nafta. Të humburit jemi ne, nuk ka të humbur të tjerë. Bëj një kërkesë të qartë, kam 23 paga pa marrë. Nuk kam më besim. Ambasadat të reagojnë, politika është pjesë e kësaj loje dhe po hesht”, u shpreh Dautaj për Abc News.

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë 10 ditë që janë futur në grevë urie. Ata kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. Kompania “Tosk Energji” është futur në negociata me naftëtarët, por ata janë shprehur se kërkesa e tyre është të marrin të gjitha pagat e prapambetura. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie sokol dautaj greva e naftetareve naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie sokol dautaj

Sondazh

Poll