Aktualitet

Akuzohet se theu stolat e stadiumit “Air Albania”, arrestohet 19-vjeçari që ishte tifoz në ndeshjen Tirana-Kukësi

25 Shkurt 2020, 14:10 Nga DOSJA
Akuzohet se theu stolat e stadiumit “Air Albania”, arrestohet

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 19-vjeçar, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në aktet e dhunës në stadiumin “Air Albania”, ku u thyen disa stola. Në një reagim Policia ka bërë me dije se në pranga ka rënë 19-vjeçari, F.Z. që banon në Tiranë. Sipas bluve të Tiranës, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”.

NJOFTIMI I PLOTË

Kapet një tjetër person, për shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike. Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, vihet në pranga 19-vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndeshja Tirana-Kukësi u luajt në datën 21 shkurt në “Air Albania”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për kryeqytetasit. Tifozët në tribuna kanë kryer dhe akte dhune duke thyer stola me një faturë të kripur financiare. Për aktet e dhunës pati disa arrestime dhe reagime të forta nga FSHF, por dhe nga Kryeministri Edi Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne air albania ndeshja tirana-kukesi stolat e air albania dhune ne air albania ndeshja tirana-kukesi stolat e air albania

Sondazh

Poll