Aktualitet

Ka mungesë në farmaci, një maskë me efekt 8 orë shitet me 500 lekë

25 Shkurt 2020, 11:37 Nga DOSJA
Ka mungesë në farmaci, një maskë me efekt 8 orë shitet

TIRANË– Alarmi i koronavirusit ka shtuar dukshëm përdorimin e maskave në Tiranë, ndonëse ky artikull ka një mungesë të theksuar në farmaci. Megjithatë edhe në rastet kur gjendet, çmimet janë tepër të larta dhe variojnë nga 50 deri në 500 lekë.

Këtë e pohuan për A2 vetë farmacistët që e shesin, por edhe blerësit.

“Nuk kemi gjendje në depo përsa i përket maskave”, thonë farmacistët.

Ndërsa një qytetare tregon: “Dje kushtonte 20 lekë maska, sot e bleva 150 lekë”.

Kur përdoret më shpesh maska dhe disinfektanti dhe çfarë efektesh kanë ato?

“Ata që shkojnë në spital duhet ta përdorin maskën. Dezinfektuesi duhet mbajtur nëse përdoret tualeti publik ose qëndrojmë gjatë në vende publike”,- shprehet një farmaciste.

Megjithatë, farmacistët apelojnë për mospërhapje paniku.

Pas këtij apeli, duket se maskat do të përdoren nga çdo moshë përgjatë kohës së alarmit nga koronavirusi.

Marrë nga  A2 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 10:05

Ballsh-Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar tërheqjen e një page nga llogaritë bankare, pasi deklaruan se kërkuan 3 paga nga kompania, jo një. Të zemëruar ata u ...