Aktualitet

Italia mbledh në Romë ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje, takim për koronavirusin

25 Shkurt 2020, 14:02 Nga DOSJA
Italia mbledh në Romë ministrat e Shëndetësisë të

ROMË– Koronavirusi vazhdon të përhapet në mbarë botën dhe së fundmi në Europë.Në Itali janë shënuar 7 viktima nga e shtuna deri të hënën. Ndërkohë që sot Italia ka konfirmuar si të prekur nga virusi vdekjeprurës 283 raste, Austria, Kroacia dhe Serbia kanë njoftuar rastet e para të qytetarëvve të infektuar nga virusi. Në Shqipëri nuk ka të konfirmuar asnjë rast me virusin vdekjeprurës kinez.

Prandaj ditën e sotme në Romë do të mblidhen të gjithë ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje me Italinë, për të diskutuar rreth masave më të forta dhe zgjidhjes për koronavirusin.

Numri i të prekurve në Itali nga Koronavirusi është rritur ndjeshëm brenda këtyre 4 ditëve, ndërsa pasditen e sotme në Romë do të zhvillohet takimi për krizën në vend, mes ministrave të Shëndetësisë nga disa shtete që janë pjesë e BE-së dhe fqinje me Italinë.

Gjithashtu Italia në këtë takim ka ftuar edhe ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, për të koordinuar masat dhe rregullat që do të ndërmerren për “mposhtjen” e koronavirusit.

Sipas Spahn virusi nuk ndal në kufijtë e vendeve, por në Gjermani ai thotë se numri i të prekurve në Gjermani sa vjen e rritet.

“Kjo do të thotë, se për ata që infektohen, virusi është 10 herë më i rrezikshëm”, ka thënë Alexander Kukele.

Ndërkohë është mësuar se koronavirusi mund të vrasë jo vetëm pleqtë dhe të sëmurët, por edhe njerëzit e grupmoshës së mesme.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri për, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 2698 viktima ne bote 7 vikitma ne itali koronavirusi ne itali takim krize ne rome 2698 viktima ne bote 7 vikitma ne itali koronavirusi ne itali takim krize ne rome

Sondazh

Poll