Aktualitet

Rrokadë në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu firmos ndryshimet e shefave të Komisariateve në Elbasan, Vlorë e Durrës (EMRAT)

25 Shkurt 2020, 12:13 Nga DOSJA
Rrokadë në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu firmos ndryshimet e

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur një sërë lëvizjesh në Policinë e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se në Elbasan është caktuar si shef Komisariati, Ermal Lila. Në Vlorë, Olti Zeqo do të zëvendësohet nga Mond Pjetri. Ndërkohë që Emiljano Pashai, kalon nga Elbasani si shef i Rendit në Shijak duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Alikon. Ky i fundit, është caktuar si shef Sektori në Drejtorinë e Policisë në Durrës.

Veliu bën ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Më 10 shkurt, u lëvizën shefat e komisariateve të Tropojës, Kukësit dhe Lezhës.

 

Ndërkohë që më 15 janar, rezultatet e dobëta në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes sollën shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit, Elton Pepës.

Në vend të tij u emërua Ardian Metani, ndërsa Pepa është emëruar si specialist i Interpolit në Tiranë. Ndërkohë që lëvizje të tjera ka edhe në disa sektorë të tjerë në këtë qytet, ku Shef Rendi është emëruar Altin Cela, ndërsa Shef Krimesh, Klodian Jashari.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben aliko ardi veliu emiljano pashai ermal lila mond pjetri olti zeqo rrokadë në policinë e shtetit arben aliko ardi veliu emiljano pashai ermal lila mond pjetri olti zeqo rrokadë në policinë e shtetit

Sondazh

Poll