Aktualitet

E kërkoi Prokuroria, gjykata lë në burg operatorin e televizionit privat: Ka thyer stolat në stadium

25 Shkurt 2020, 11:44 Nga DOSJA
E kërkoi Prokuroria, gjykata lë në burg operatorin e televizionit

TIRANË- Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarit që akuzohen se shkaktuan dhunë dhe thyen stolat në ndeshjen Tirana-Kukësi në stadiumin “Air Albania”. Sipas informacioneve mësohet se organi i akuzës është shprehur se kërkon “arrest në burg” për Ledio Gunin, operator i Shijak Tv. Mbrotja ka kërkuar detyrim paraqitje për 35-vjeçarin. Por gjyqtari Gerd Hoxha e cilëson të ligjshëm arrestimin e Ledio Gunit dhe e ka lënë atë në burg.

Pak ditë më parë policia arrestoi disa tifozë pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kukësi shkatërruan stolat e stadiumit. Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Gri Maraj, 39 vjeç, Kujtim Brakaj, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe Ledio Guni, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës. Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ledio guni operator i shijak tv stolat e thyer ne stadium ledio guni operator i shijak tv stolat e thyer ne stadium

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 10:05

Ballsh-Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar tërheqjen e një page nga llogaritë bankare, pasi deklaruan se kërkuan 3 paga nga kompania, jo një. Të zemëruar ata u ...