Aktualitet

Dy serbë të infektuar mes 600 pasagjerëve në anijen ‘Diamond Princess’, që rezultuan me test pozitiv

25 Shkurt 2020, 12:55 Nga DOSJA
Dy serbë të infektuar mes 600 pasagjerëve në anijen

JAPONI– Në mesin e qindra pasagjerëve në anijen “Diamond Princess” që u bllokua prej 4 shkurtit në Japoni, është konfirmuar se kanë qenë edhe 2 serbë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç përmes agjensisë “Tanjug” .

Sipas ministrit serb, është mësuar se 2 shtetasit serbë që janë konfirmuar me koronavirus brenda anijes ishin të moshave 29 dhe 30 vjeç.

 “Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt të vazhdueshëm me ta, të gjithë serbët që ishin në anije kanë numrin kontaktues të ambasadës.”-  ka thënë Daçic.

Ndërkohë këta të infektuar janë vendosur në një spital të sapo hapur vetëm për koronavirusin, rreth  300 kilometra larg Tokios.

Kujtojmë që në anijen “Diamond Princess” që u bllokua në Japoni ishin rreth 3.700 udhëtarë, ku  600 prej tyre u prekën nga virusi vdekjeprurës.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diamond princess koronavirusi në kinë diamond princess koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll