Aktualitet

VIDEO/ ‘Kemi tri ditë, o zorraxhinj’, Intesa San Paolo Bank rraskapit punëtorët në Durrës, bankomati bosh, roja tallet:

25 Shkurt 2020, 12:04 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Kemi tri ditë, o zorraxhinj’, Intesa San Paolo Bank

DURRËS- Punonjësit e një kompanie private në qytetin e Durrësit, kanë më shumë se tri ditë që kërkojnë të marrin pagat pranë filialit të Intesa San Paolo. Të kushtëzuar nga orari i punës, ata shkojnë çdo pasdite pranë bankomatit për të tërhequr paratë, por pa fat.

Çdo ditë përsëritet i njëjti avaz dhe bankomati s’nxjerr paratë e tyre, për të cilat, secili paguan një komision mirëmbajtjeje. Dosja.al ka siguruar një video ku shihet rraskapitja e punëtorëve për të marrë atë që iu takon me ligj dhe për të cilën kanë punuar.

Edhe këtu, rëndom si pranë zyrave shtetërore, një roje dëgjohet teksa tallet me punëtorët, duke iu thënë “ka lekë banka, ka plot”.

 

Sherri i rojes së Intesa San Paolo me qytetarin:

Punëtori: S’ka lekë pra, s’ka lekë banka që të të japë… ç’ti shtyp unë që të ti jap?

O zotëri ç’na humb kohën me këtë muhabet. A ka banka lekë, a s’ka lekë se kemi tre orë këtu?

Roja: Ka lekë ka plot…

Punëtori: Po zotëria iku se tha s’ka lekë.

Roja: Pse e ngre zërin? Ka lekë prapë…

Punëtori: E çoj unë zërin, se kush ma shpërblen mua kohën? Një herë e kam humbur për t’i fituar e njëherë për t’i marrë… s’ka pra lekë banka, pse s’i futni lekët? Tre ditë i humbas për t’i marrë, e tri ditë për t’i fituar… zorraxhi të këqij.

Dosja.al ka kontaktuar me disa nga punonjësit e kësaj kompanie të cilët kanë pohuar se edhe sot, nuk kanë mundur të tërheqin pagat e tyre.

Për më shumë ndiqni videon:

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pagat tek intesa san paolo punetoret ne durres pagat tek intesa san paolo punetoret ne durres

Sondazh

Poll