Aktualitet

Koronavirusi po shtrihet në Europë/ 11 viktima në Itali, një i infektuar në Kroaci dhe 2 në Austri, asnjë rast i konfirmu

25 Shkurt 2020, 08:04 Nga DOSJA
Koronavirusi po shtrihet në Europë/ 11 viktima në Itali, një

Europë- Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë.  Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus  një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Italia më e prekur nga koronavirusi

Për shkak se virusi ka prekur rëndë Italinë, qeveria ka marrë masa ku u ka bërë thirrje qytetarëve të mos diskutojnë rregullat, por t’i zbatojnë ato në mënyrë që të mbrohen nga virusi. Në të gjithë Italinë janë izoluar 11 komuna  të rajonit verior ku mendohet të jenë mbi 50 mijë njerëz që janë në gjendje karantine. Aktivitetet publike dhe eventet janë anuluar, gjithashtu edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë. Lidhur më këtë çështje delikate për vendin, kryeministri Conte ka deklaruar se përhapja e virusit në shtetin italian ka ndodhur sepse një nga spitalet në vend nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara e në këtë formë ka përhapur epideminë.

Kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Italinë fqinje ka krijuar panik edhe në vendin tonë, ku tashmë Shqipëria ka shtuar kapacitetet dhe kontrollet në pikat hyrëse me shtetin italian. Por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast me Koronavirus. Sot i janë kryer testimet 13 personave që kanë udhëtuar nga vende të infektuara por të gjithë kanë rezultuar negativë.

Burimi:  Ilmessaggero 

A.C/J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 viktima ne itali conte koronavirusi ne itali 7 viktima ne itali conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll