Aktualitet

Shumëfishuan çmimet e maskave dhe dezinfektantëve për koronavirusin, Prokuroria nis hetimet: Farmacitë përfituan nga situa

25 Shkurt 2020, 11:58 Nga DOSJA
Shumëfishuan çmimet e maskave dhe dezinfektantëve për

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetimet nisën pasi çmimet e maskave dhe dezinfektuesve në farmacitë e vendit janë rritur ndjeshëm. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vetëm në orët e fundit, një dezinfektues nga 250 lekë, ka shkuar në 400 lekë. Ndërsa maskat me karbon janë blerë dhe me 650 lekë të reja.

NJOFTIM I PROKURORISË

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe nga administrimi i të dhënave operative në lidhje me veprimet e disa farmacive në drejtim të rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Manipulimi i tregut” parashikuar nga neni 143/a/1 i Kodit Penal. Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve të nevojshme për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve, në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet mbi produkte te ndryshme (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit, në rang të marrjes së masave kundër Coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme, dhe në shkelje të normave ligjore.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penalisht e dënueshme. Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.

Disa ditë më parë Dosja.al denoncoi se farmacitë dhe depot farmaceutike në vendin tonë kanë mungesë maskash, pasi shumcia e tyre janë nisur drejt Kinës. Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

J.V. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi prokuroria e tiranës nis hetimet për çmimet e maskave koronavirusi ne shqiperi prokuroria e tiranës nis hetimet për çmimet e maskave

Sondazh

Poll