Aktualitet

“Asnjë debat politik,” Matteo Renzi: Ndiqni rregullat e shkencës, do ta përballojmë të gjithë bashkë koronavirusin

25 Shkurt 2020, 10:52 Nga DOSJA
“Asnjë debat politik,” Matteo Renzi: Ndiqni rregullat e

ITALI– Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka folur sëfundmi për gjendjen në të cilën ndodhet Italia që prej të shtunës që lamë pas ku humbën jetën 2 persona nga koronavirusi kinez.

Renzi, ish-kryemintri italian njëkohësisht edhe lideri i partisë ”Italia Viva” ka bërë një postim sëfudmi në rrjetet sociale për virusi dhe masat që duhet të merren: Asnjë polemikë tani. Të zbatohet për të gjithë! Ne ndjekim atë që thotë shkenca.

Pasi tha se duhet të ndjekim rregullat e shkencës Renzi ka shtuar se vendi pas përfundimit të këtij kaosi do të përballet me ekonomi të dobët, pasi gjatë këtyre ditëve ekonomia italiane po shkatërrohet.

“Italia të përballet së bashku me #Coronavirus. Pasi të mbarojë urgjenca, ata që dëshirojnë do të kenë kohë të përballen me gabimet. Në vend të kësaj ne do të jemi në rreshtin e parë për të ringjallur ekonominë e shkatërruar nga këto ditë.”– ka thënë ai.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë e gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri për, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali matteo renzi koronavirusi ne itali matteo renzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 10:05

Ballsh-Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar tërheqjen e një page nga llogaritë bankare, pasi deklaruan se kërkuan 3 paga nga kompania, jo një. Të zemëruar ata u ...