Aktualitet

Greva e urisë/ Përkeqësohet gjendja e naftëtarit në Ballsh, niset me urgjencë drejt spitalit (EMRI)

25 Shkurt 2020, 10:51 Nga DOSJA
Greva e urisë/ Përkeqësohet gjendja e naftëtarit në

Ballsh-Grevistët e Ballshit edhe sot janë shfaqur të vendosur për kërkesat e tyre, pasi nuk pranojnë as marrjen e një page, por duan minimalisht që kompania t’u japë 3 paga. Ndërkohë njëri prej tyre, Pirro Hoxhara nuk ka mundur të vazhdojë dot grevën  për shkak të problemeve me tensionin. Ai ndodhet në spitalin e Ballshit, ku po merr mjekim.

Ndërkohë, naftëtarët të cilët nuk janë pjesë e grevës së urisë kanë tentuar sot në futen në uzinën e Ballshit. Ata janë janë shprehur që nëse kompania nuk u kalon të paktën tre paga deri nesër, do të futen në mjediset e uzinës së bashku me familjarët e tyre.

Disa nga naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit, prej më shumë se një jave janë në grevë urie pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, takuan pak ditë më parë grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie pirro hoxhara naftetaret e ballshit ne greve urie pirro hoxhara

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 10:05

Ballsh-Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar tërheqjen e një page nga llogaritë bankare, pasi deklaruan se kërkuan 3 paga nga kompania, jo një. Të zemëruar ata u ...