Aktualitet

SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Taullaut/ Avokati Hysi: Janë të ligjshme, në emër të vëllezërve të tij, Prokuror

25 Shkurt 2020, 09:47 Nga DOSJA
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Taullaut/ Avokati Hysi:

Tiranë- Detar Hysi, avokati i Saimir Taullaut, për të cilin Prokuroria e Posaçme kërkon sekuestrimin e pronave të tij, ka deklaruar se të gjitha pasuritë e klientit të tij janë të ligjshme, pasi janë blerë me kontratë shitje toke në vitin 2006, me vlerën 3.2 mln euro. Ai është shprehur se pronat nuk janë në emër të Saimir Tauallut, por të vëllezërve të tij dhe se me këtë kërkesë SPAK ka tejkaluar kompetencat.

“SPAK ka tejkaluar kometencat. Pronat janë të ligjshme, janë në emër të vëllezërve të Saimir Taullaut. Pronat janë bblerë me kontratë shitje toke në vitin 2006, me vlerën 3.2 mln euro”,është shprehur avokati i Detar Hysi, për Report Tv.

SPAK kërkon që të sekuestrohen: 

1-Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

2-Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

3-Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

4-Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

5-Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

6-Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt dhe Arben dhe Valentino Kaçorrit. OFL u dërgoi formularin dhe tre subjekteve të tjerë Eduart Dushkut, Ferdinand Durdës dhe Arben Bërballës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e posacme saimir taullau spak sekuestrim pronave të taullaut gjykata e posacme saimir taullau spak sekuestrim pronave të taullaut

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 08:51

Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale F.M pasi dje në lagjen “Besëlidhja” goditi disa herë me thikë Anton Shytin, i cili është ...