Aktualitet

25 Shkurt 2020, 08:51 Nga DOSJA

Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale F.M pasi dje në lagjen “Besëlidhja” goditi disa herë me thikë Anton Shytin, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se plagosja ndodhi pas një sherri mes të rinjve, por ende dihen motivet e sakta të kësaj ngjarjes.

Njoftimi nga Policia e Lezhës:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë. Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjeçarja në lezhë plagosje ne lezhe arrestohet 24-vjeçarja në lezhë plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll