Aktualitet

I vdiq punëtori në pallatin që po ndërtonte/ Arrestohet biznesmeni në Lezhë, kryetar i Dhomës së Tregtisë (EMRI)

25 Shkurt 2020, 08:28 Nga DOSJA
I vdiq punëtori në pallatin që po ndërtonte/ Arrestohet

Lezhë- Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj është arrestuar nga Policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se biznesmeni Palokaj është arrestuar pas një urdhëri të Prokurorisë,  pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin qershor të vitit të kaluar tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Palokaj akuzohet për ndërtim pa leje, moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

Më 16 qershor të vitit të kaluar punëtori me iniciale M.Sh, 43-vjeç ra nga skela e pallatit dhe humbi jetën në spital nga plagët e marra. 43-vjeçari mori dëmtime në trup.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pashk palokaj rrezohet nga skela 43 vjeçari pashk palokaj rrezohet nga skela 43 vjeçari

Sondazh

Poll