Aktualitet

Koronavirusi në Itali/ Kryebashkiaku i Milanos thirrje qytetarëve: Mos vraponi drejt supermarketeve, por kujdesuni për të af

25 Shkurt 2020, 07:45 Nga DOSJA
Koronavirusi në Itali/ Kryebashkiaku i Milanos thirrje qytetarëve: Mos

MILANO– Italia e përfshirë nga virusi vdekjeprurës kinez, ka ngjallur panik tek qytetarët të cilët  janë dyndur nëpër supermarkete për të blerë ushqime në masë të madhe, sa kanë arritur të boshatisin të gjithë raftet e dyqaneve ku ato kanë bërë blerje.

Për këtë shkak kryebashkiaku i Milanos ka reaguar duke bërë një thirrje për të gjithë qytetarët se të mos rendin nëpër supermarkete që të blejnë ushqime, por të  kujdesen për të afërmit e tyre që kanë në shtëpi, pasi janë ndër grupmoshat e para që rrezikojnë nga Koronavirusi.

Kryebashkiaku Giuseppe Sala ka thënë ndër të tjera se rregullat e masat e marra nuk diskutohen, por zbatohen, gjë që sjell më pas shmangien e koronavirusit.

Qeveria dhe rajoni i Lombardisë kanë përcaktuar rregulla për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Më lejoni ta them që në fillim, këto rregulla nuk diskutohen. Ato zbatohen!

Ne duhet të besojmë në arsyetimin për të sulmuar përhapjen e virusit. Eshtë e vërtetë që rastet janë në rritje, por ndoshta varet edhe nga fakti që ne, në mënyrë proaktive përpiqemi të identifikojmë se kush është prekur nga virusi. Bashkia po i bën shërbimet të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastrimi, transporti dhe siguria. Zyrat tona janë dhe mbeten të hapura. Në fund, unë dua t’ju jap një këshillë, që e kam më shumë në zemër nga pikëpamja personale. Në vend që të mendojmë për të vrapuar drejt supermarketeve për të rrëmbyer ushqime, le të mendojmë që ta zëmë kohën tonë duke u kujdesur për njerëzit më të rrezikuar, veçanërisht të moshuarit tanë. Kjo është ajo që bën një shoqëri e ndjeshme dhe e pjekur”.- është shprehur ai.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë e gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 230. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri për, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet giuseppe sala itali koronavirusi ne itali kryebashkiaku i milanos milano giuseppe sala itali koronavirusi ne itali kryebashkiaku i milanos milano

Sondazh

Poll