Aktualitet

24 Shkurt 2020, 19:57 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer skemën, se si me anë dy agjentëve të infiltruar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me komisariatet kanë lokalizuar pikat e nxehta të lojërave të fatit dhe të basteve të palejueshme online. Gjithçka ndodhi tre netë më parë, kur dy agjentët, Toni dhe agjenti 328 që prezantohej si Denisi u sulën në terren në lokale të shumta ku viheshin baste dhe ushtroheshin lojëra të ndryshme të fatit dhe stimuluan blerjen e basteve online. Ata filmonin gjithçka, dhe më pas largoheshin drejt një tjetër pike.

Kjo skemë, sipas Hoxhës, futi në kurth shumë persona pasi tashmë Prokuroria ka në dorë edhe mesazhe të llojit: hape një llogari 5 milionë lekë dhe 5000 euro dhe manis në Whatsapp! Apo edhe ‘si ta hap?’

“Prokurorët e çështjes, kryesisht Anisa Qilimi u referohet raporteve të shërbimit dhe hetimit të detajuar nga Policia e Shtetit. Në dosje dhe në fashikull thuhet se i referohet procesverbalit të dy agjentëve të mbuluar me nofat: Toni dhe agjenti 328, të cilët sipas udhëzimeve futeshin në lokale të caktuara dhe stimulonin blerjen e basteve online. Njëri prezantohej si Toni, ndërsa tjetri si Denis. Pasi janë identifikuar ka veçanërisht administrator lokalesh të arrestuar, në Tiranë edhe në qytetet e tjera. Prokuroria u referohet edhe bisedave të kapura në telefonat e sekuestruara. Në disa prej tyre janë kapur edhe mesazhe me tekst: hape një llogari 5 milionë lekë dhe 5000 euro dhe manis në Ëhatsapp! Apo edhe ‘si ta hap?’. Gjithashtu janë gjetur edhe fotot të basteve apo skedinave të bëra, kode dhe një sërë gjurmësh të tjera përsa u takon të implikuarve që janë tashmë përballë katër akuzave, më e rënda ajo e pastrimit të parave. Mes të dyshuarve shtë edhe një inxhinier elektronik, që ka mbajtur kontakte edhe me ish-pronarë të basteve,”– thotë gazetarja Anila Hoxha.

Operacioni ‘Fati i lojërave’ u zhvillua më 20 shkurt dhe 21 shkurt, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League disa ditë më parë. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora ishin pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet  ushtruan kontrolle. Në prangat e policisë ranë 115 persona, mes tyre, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.Dje, u zhvillua seanca në ngarkim të 33 prej të arrestuarve të këtij operacioni. 

Sot kanë dalë para gjykatës së Tiranës 55 të arrestuarit e tjerë të operacionit “Fati i Lojërave”, të kryesuar nga Gramoz Murataj, koka e kompanisë së basteve “Eçobet” dhe pritet që të njihen me masat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni kunder lojerave te fatit anila hoxha toni dhe denisi aksioni kunder lojerave te fatit anila hoxha toni dhe denisi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 18:40

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p...