Aktualitet

Aksioni ‘Fati i Lojërave’/ Gjykata jep masat e sigurisë për 30 nga 115 të arrestuarit, Prokuroria u bllokon llogaritë bankare (VD)

Seanca ka zgjatur disa orë dhe në fund gjyqtari ka lexuar vendimet e tij, ku disa prej tyre janë lënë të lirë. 
Featured image of article: Aksioni ‘Fati i Lojërave’/ Gjykata jep masat e sigurisë për 30 nga 115 të arrestuarit, Prokuroria u bllokon llogaritë bankare (VD) Pamje nga operacioni Policor dhe Gjykata
Përditësuar:

TIRANË– Gjykatën e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 30 nga 115 personat e arrestuar gjatë operacionit “Fati i Lojërave” që u zhvillua kundër lojrave të fatit, të cilat luheshin në mënyrë të jashtëligjshme. Seanca ka zgjatur disa orë dhe në fund gjyqtari ka lexuar vendimet e tij, ku disa prej tyre janë lënë të lirë. Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin pasuror për 30 të arrestuarit duke iu ngrirë çdo llogari bankare, karta krediti e debiti të tyre. Masë, e cila do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve të tyre. 

MASAT

Erjon Muja- arrest me burg

Axhildo Kashari- arrest me burg

Igli Oboni- arrest me burg

Taulant Preçi- arrest me burg

Erjon Kreka- arrest me burg

Igli Spaholli- arrest me burg

Dritan Dema- arrest me burg

Mario Ylli- arrest me burg

Ilirjan Mustafa- arrest me burg

Ali Çaushi- arrest me burg

Klajdi Kuqe- arrest me burg

Kostandin Delilaj- arrest me burg

Enes Saliaj- arrest me burg

Elvis Brahimi- arrest me burg

Melazim Hykaj- arrest me burg

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Romir Hamitaj- arrest me burg

Klajdi Toska- arrest shtwpie

Andi Ura- arrest shtwpie

Redinel Hamolli- arrest shtwpie

Endrit Osmanaj- arrest shtwpie

Samuel Buziu- arrest shtwpie

Julian Kasaj-detyrim paraqitje

Isuf Tato-detyrim paraqitje

Denis Hysko-detyrim paraqitje

Krejstjano Jaiçari-detyrim paraqitje

Arjan Tasellari-detyrim paraqitje

Drini Gora-detyrim paraqitje

Ledion Aliçka-detyrim paraqitje

Edrian Myftari-detyrim paraqitje

Klevis Dedja-detyrim paraqitje

Dosja.al ndoqi minutë pas minute operacionin që u shtri në 8 qarqe, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League disa ditë më parë. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora kanë qenë pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet kanë ushtruar kontrolle. Në prangat e policisë kanë rënë Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.  Gjatë operacionit të disa ditëve më parë  janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

(k.m. dosja.al)

Shto Koment