Aktualitet

Sekuestrohen 10.5 kilogram kokainë në Itali, tre shqiptarët përfundojnë në pranga (VD)

24 Shkurt 2020, 14:18 Nga DOSJA
Sekuestrohen 10.5 kilogram kokainë në Itali, tre shqiptarët

ITALI-Policia italiane ditën e sotme ka vënë në pranga tre shqiptarë, pasi gjatë kontrollit të kamionit, ka gjetur 10.5 kilogram kokainë, vlera e së cilës shkonte në dy milion euro.

Sipas mediave vendase mësohet se makina e tipit Citroen C4, është ndaluar në sheshin e Italtrans në Kalkio dhe personat e arrestuar janë shqiptarët me iniciale, K.M, 34-vjeç,  B.G.- 36 -vjeç dhe Z.M.-40 vjeç.

Gjithashtu ata shtojnë se zbulimi i kokainës është bërë i mundur përmes qenve antidrogë, pasi ata zbuluan sistemin e butonave përmes të cilëve hapej një ndarje në makinë ku u gjetën dhe katër pakot e kokainës.

Të tre shqiptarët u shoqëruan në komisiariat, për veprën penale që zhvilluan në territorin italian.

Burimi: Bergamonews

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre shqiptaret ne itali arrestohen tre shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll