Aktualitet

VIDEO/ Emocionuese! Humbën familjen nën rrënojat e 26 nëntorit, Albert Cara dhe Marlin Shkodra kthehen në Shqipëri: Lindë

24 Shkurt 2020, 17:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Emocionuese! Humbën familjen nën rrënojat e 26

TIRANË– Dy të mbijetuarit e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Albert Cara dhe Marlin Shkodra kanë mbërritur sot në Shqipëri 3 muaj pasi u trajtuan dhe morën mjekimin e nevojshëm në Itali. Ishte ministrja Ogerta Manastirliu ajo që priti dy të mbijetuarit e familjeve të tyre, në aeroportin e Rinasit, ku sihin edhe shumë të afërm të tyre me buqeta me lule. Të dy falenderuan qeverinë dhe mjekët italianë për kujdesin që u tregua ndaj tyre.

Biseda në video

Ogerta Manastirliu: Unë Marlinin e kam parë në gjendjen e tij më të vështirë.

Marlin Shkodra: Shumë faleminderit

Ogerta Manastirliu: Po ti…

Marlin Shkodra: S’di çfarë të them, s’di ç’të flas…

Ogrta Manastirliu: Unë me Albertin jam taku…po unë me thënë të drejtën…të më kishe thënë Albert, dil përpara dhe më thuaj kush është…

Albert Cara: E vërtetë…

Ogerta Manastirliu: Nuk do të të kisha njohur …

Albert Cara: S’kë faj, më ke parë copë copë…kontributi juaj dhe…

Ogerta Manastirliu: I mjekëve të Italisë…

Albert Cara: Perfekt,…kam shumë respekt. Kam respekt në rdhë të parë për ju dhe këta që kanë bërë një punë perfekte. Ju jemi shumë mirënjohës
Ogerta Manastirliu: U themi profesorëve faleminderit shumë…Jeni rikuperuar plotësisht. Ne do të vijojmë që të kujdesemi për ju, ishte një tragjedi që me të vërtetë nuk gjenden fjalët për të përshkruar se sa kemi vuajtur të gjithë bashkë, por do të ringrihemi po bashkë. Dhe fakti që ju jeni sot shumë mirë….

Albert Cara: Kemi rilindur. Me dy fjalë ky ka rilindur 30-vjeç, unë 59-vjeç nga e para. Kemi rilindur edhe njëherë për të filluar jetën e re. Dikush më tha atje në pavion, një doktoreshë e diçka e tillë. Jo infermiere, ishte sanitare, e njoh si fytyrë….’Albert’ më tha, se i pata bërë gati me folur shqip gjysmën e pavionit, më tha ‘Albert, jeni shumë të fortë, ku e gjeni atë force ju shqiptarët edhe ne njerëz jemi, më tha, të gjithë atë hall që keni pasur ju dhe marlini, ku e gjeni atë forcë që ta përballoni. Aaa, e porpozojmë këtu (vendos gishtin në kokë) dhe forca vjen këtu (vendos dorën në zemër).

Më pas ministrja Manastirliu takon edhe mamanë e Marlin Shkodrës, e cila shpreh falenderimet dhe shprehet se falë tyre, djali i saj jeton.

Mamaja e Marlin Shkodrës: Fëmija im sot jeton falë jush, doktorëve dhe gjithë personelit tuaj…
Ogerta Manastirliu: Jemi angazhuar për c.do njeri, për këdo, për këdo….asnjëri nuk është vetëm
Nëna e Marlin Shkodrës: Faleminderit…falemiderit…asnjë fjalë nuk shpreh sa duhet, por ju faleminderit.
Ogerta Manastirliu: Ju presim të gjithëve me një mall dhe me një kënaqësi të paparë…

Manastirliu del krah për krah me Shkodrën dhe Carën, ndërkohë që në derë vjen një djalë i vogël dhe u jep lule dy të mbijetuarve. Njerëzit e tyre të afërt i përqafojën dhe shprehin mall për familjarët e tyre. Mes tyre është edhe vëllai i Albertit.

Vëllai i Albert Carës: na erdhë miqtë Respekte dhe mirënjohje pa fund…
Ogerta Manastirliu: Shiko neve tani do të tregojmë një kujdes të veçantë për Marlinin dhe Albertin sepse mezi ju kanë pritur. Ata  kanë nevojë për përkujdesje dhe për dashuri të madhe nga të gjithë.

Albert Cara: Më thonin a do të rrish akoma në spital, unë jo nuk nejta, thashë do iki një herë atje pastaj do vijë prapë. Më merr malli.

Ogerta Manastirliu: Ne jemi interesuar vetë me të gjithë mjekët dhe eskpertët dhe është një gëzim i madh t’ju kemi këtu.

Albert Cara humbi 8 anëtarë të flamiljes së tij. 3 fëmijët e tij, 2 djemtë dhe një vajzë, sëbashku me bashkëshorten, nuk jetojnë më, ashtu sikurse edhe e fejuara e një prej djemve, të cilët u shuan në tërmetin tragjik të 26-nëntorit. Cara bashkë me Marlin Shkodrën, i cili gjithashtu mori dëme të mëdha nga tërmti u dërguan në Itali për trajtim më të specializuar. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert cara marlin shkodra pberta manastirliu albert cara marlin shkodra pberta manastirliu

Sondazh

Poll