Aktualitet

VIDEO/ Frika nga koronavirusi sjell italianët në Shqipëri, flet i riu: Po vij për të bërë dhëmbët, po na trajtojnë si

24 Shkurt 2020, 19:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Frika nga koronavirusi sjell italianët në Shqipëri, flet i

VLORË- Shqiptarët që jetojnë në itali dynden të kthehen në atdhe ndërsa një nga arsyet kryesore është edhe përhapja e epidemisë së koronavirusit në vendin fqinj. Në pikë e kalimit në Brindisi janë shënuar këto ditë radhë të gjata udhëtarësh, pasi ka shumë pasagjerë në pritje të imbarkimit për t’u nisur drejt Vlorës. Udhëtarët ankohen për vonesa të mëdha që u duhet të durojnë në terminalin e Brindisit. Ata shprehen se kanë mbi 4 orë që presin në temperatura të ulëta.

Janë Italianët ata që me tone më të ashpra dënojnë vonesat e shkaktuara në port të cilët thonë se po shkojnë në Shqipëri për shërbime dentare, ndërsa akuzojnë shtetin italian për burokracira. “Jam nga Brindisi, po shkoj në Shqiperi, kemi 3 orë e gjysëm që po presim në të ftohtë, në 11 na thanë që do bëhet imbarkimi. Nuk është hera e parë që ndodh, mua më ka ndodhur dy herë, po na trajtojnë si dele. Është mëkat, këtu ka të sëmurë, të moshuar dhe fëmijë, e tmerrshme. Po rrimë jashtë, nuk ka një vend ku të presim, ska sallon, apo një vend të mbyllur, është ftohtë, mezi po durojmë.

Kemi që në oren 11, tani është 1 e gjysëm,  të paktën sot temperaturat nuk janë aq të ftohta sa herët e tjera por sërish është shumë ftohtë. Na thonë vetëm të presim. Janë të ç’organizuar, politikanët e kanë shkatërruar këtëqytetin, tani po shkatërrojnë edhe portin. Kam këtu që në orën 10, shumë orë në pritje, po na paralizohen këmbët, po shkojmë në Vlorë për të bërë dhëmbët”, tha një shtetas italian.


Italia është duke përjetuar një situatë alarmi ditët e fundit sa I përket rasteve te shtuara të personave të prekur nga koronavirus. Një arsye kjo që po kthen masivisht në atdhe edhe shqiptarët që jetojne në Itali. sa I përket situatës në fjalë shqiptar por edhe italian shprehen se janë të trembur, kanë frikë për vete dhe për fëmijet.

(Marrë nga Fax Web)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga koronavirusi italianet dynden ne shqiperi koronavirusi ne itali frika nga koronavirusi italianet dynden ne shqiperi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 18:40

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p...