Aktualitet

Superaksion për bixhozin e paligjshëm, mbi 115 të arrestuar, në pranga Gramoz Murataj dhe vëllai i kryetares së KPA, sekuestrohen 17.2 mln lekë dhe kompjutera (EMRA+VD)

  • Kush është Gramoz Murataj që u arrestua sot, pronari i “Ecobet” i dënuar në Itali
  • Laçi në shtetrrethim, policia zbras automjetet në rrugë
  • Lekë, euro dhe dollarë në qese, dalin PAMJET e aksionit
  • SHËNIM: Ku i ‘vodhi’ Erion Braçe pamjet e aksionit kundër BIXHOZIT
  • Aksion kundër lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme. OFL-ja, Forcat RENEA, FNSH, Shqiponja dhe Forcat e Rendit kanë zbarkuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku po kryhen kontrolle masive. Arrestohen mbi 110 persona dhe janë shoqëruar në Polici rreth 200 të tjerë. Dy nga të arrestuarit janë, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj. Policia ka sekuestruar aparate, kompjutera dhe makineri të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz.
    Featured image of article: Superaksion për bixhozin e paligjshëm, mbi 115 të arrestuar, në pranga Gramoz Murataj dhe vëllai i kryetares së KPA, sekuestrohen 17.2 mln lekë dhe kompjutera (EMRA+VD) Foto nga aksioni dhe Gramoz Murataj
    Përditësuar:

    SHQIPERI–Forcat RENEA, Njësia Shqiponjat, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe OFL-ja kanë goditur dje lokale, biznese, pika shitjesh që ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e vendosjes së lojërave të fatit dhe basteve online.  Dosja.al ndoqi minutë pas minute operacionin që u shtri në 8 qarqe, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora kanë qenë pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet kanë ushtruar kontrolle. Në total, janë arrestuar 115 persona, mes tyre disa menaxherë të këtyre pikave si dhe biznesmenë.  Në prangat e policisë kanë rënë Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 20 persona janë shoqëruar në Tiranë, 100 në Elbasan dhe 64 në Durrës. 

    Të arrestuarit e tjerë janë: Isuf Tato, Ervin Frashëri, Igli Oboni, Denis Hysko, Erdian Myftari.

    Kontrollet masive janë kryer në lokale të shumta në kryeqytet dhe qytete të tjera, dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

    Rezulton se metodat janë sofistikuar, pasi bastet vendosen me celularë online në kompani që ndodhen jashtë vendit dhe paratë qarkullojnë nëpërmjet kompanive që merren me transferta monetare. Policia ka sekuestruar një numër celularësh të cilët po analizohen nëse në to janë vënë baste online. Çdo skutë, makinë, ambient i dyshuar apo lokal është kontrolluar imtësisht nga duart e uniformave policore që zbarkuan në terren.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mbrëmbjen e djeshme, Dosja.al siguroi pamje nga aksioni që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet, ku Forcat e Rendit u futën në një nga lokalet e shënjestruara dhe kërkuan  pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të kontrollonin celularët e personave, të cilët  administrojnë ambientin. Me anë të pamjeve filmike, bisedave apo mesazheve, mund të zbulohen fakte mbi akte të jashtëligjshme, persona të botës së krimit, apo edhe subjekte që janë vënë në ‘sitën’ e operacionit.

    (f.m;j.v;f.g/dosja.al)

    • 17:29

      A të doli frika tani?’/ Lekë, euro dhe dollarë në qese, dalin PAMJET e aksionit kundër lojrave të fatit

      Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamje nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Shtetit, i cili kishte si për qëllim goditjen e basteve onlione dhe lojrave të paligjshme. Në statusin e tij, Braçe ripërmend se vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar 115 persona. Krahas statusit të tij, zv.kryeministri ka publikuar edhe fotot e parave të sekuestruara të gjitha të future në qese të tejdukshme dhe të prerjeve të ndryshe, kryesisht në euro. Në një tjetër video, duken disa djem të rreshtuar për muri, të gjithë me duart lart duke pritur të kontrollohen nga Policia. Në një moment dëgjohet kur një efektiv pyet: A të doli frika tani?, ndërsa qytetari i përgjigjet me një “po” të mekur.

      “Kujtuat se ju kishim harruar? Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë; Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

      POSTIMI I PLOTË:

       

       

      View this post on Instagram

       

      Kujtuat se ju kishim harruar? 115 NE PRANGA PER BASTET! 84 NDER TA ADMINISTRATORE! NGA PARAJSA E MILIONA LEKEVE FITIM NE DITE TEK FERRI 7-15 VITE BURG! Bastet, bixhozi jane te paligjshem ne kete vend! Por keta nuk heqin dore; Nuk mund te rrine dot pa fitimet qe tani jane jo vetem 100% te paligjshme por edhe 100% te tyre! Grabitja e shqiptareve te varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shume me pak. Ndaj duhej goditja e forte e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijoje! Une dua te falenderoj #POLICINEESHTETIT per hetimin e veshtire e tejet profesional, durimin per te kapur ne flagrance secilin administrator. Por mbi te gjitha dua te falenderoj cdo qytetar, prind a familjar qe ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua te nxis edhe me tej cdo qytetar qe vihet ne dijeni te aktivitetit te paligjshem te bixhozit te informoje policine e shtetit. Ata do te jene aty per te goditur, njesoj si dje!

      A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

    • 12:56

      SKEMA/ U goditën gjatë kohës që luheshin BASTET e Europa League, si funksiononin llotot para se të mësynte policia

      Dosja.al zbulon skemën sesi u zhvillua dje operacioni “Fati i Lojërave”, ku u arrestuan biznesmenë dhe menaxherë lokalesh që kishin kthyer bizneset në pika të lojërave të fatit. Operacioni jo më kot u zhvillua dje, pasi ekzaktësisht në kohën kur RENEA, FNSH dhe Shqiponjat mësynë nëpër lokale, banaket e tyre ishin të mbushur me klientë të cilët vendosnin baste për ndeshjet e Europa League, ku luhej Manchester United-Clube Brugge, apo Sevilla-Cruf Club. Menaxherët e arrestuar vendosnin paratë e hedhura nga klientët në ndeshje online, përmes një IP qendrore, ku lidheshin të gjitha lokalet.

    • 12:31

      Zbardhen EMRAT, kush janë të arrestuarit e supergoditjes së BIXHOZIT, menaxherët vinin SKEDINA dhe iu hapnin llogari nga celulari (DETAJE)

      Pamje nga operacioni

      Dosja.al zbulon emrat e disa prej menaxherëve të arrestuar në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, pasi akuzohen se kanë ushtruar në mënyrë të paligjshme lloto dhe lojëra fati. Burimet sqarojnë se të arrestuarit janë: Gramoz Murati, Isuf Tato, Ervin Frashëri, Elvis Mulaj, Igli Oboni, Denis Hysko, Erdian Myftari.

      Ata janë pronarë dhe menaxherë lokalesh. Po të njëjtat burime sqaruan se këta persona përmes një softëare të vendosur në kompjuter, iu hapnin llogari klientëve të tyre për të vendosur lloto (skedina), online përmes telefonave, duke evituar kështu zbatimin e ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, i futur në fuqi që më 1 janar 2019, pas një ligji të vendosur nga Partia Socialiste në Parlament.

      Biznesmenit Gramoz Murati iu sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, si dhe iu gjetën 6 punonjës në të zezë. Në lokalin e tij, të kthyer në një pikë bastesh u kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR.

    • 12:06

      Operacioni “Fati i lojërave”, Ardi Veliu jep detaje: Janë arrestuar 115 persona, aksioni do të vijojë

      Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me drejtuesen e Prokurosisë së Tiranës, Elisabet Imeraj kanë dalë në një deklaratë për mediat ku kanë bërë me dije detaje nga operacioni “Fati i lojërave” që është zhvilluar prej mbrëmjes së djeshme në disa qytete të Shqipërisë. Veliu në deklartën e tij bëri me dije se deri tani janë arrestuar 115 persona dhe 24 janë proceduar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu shtoi se janë sekuestruar më shumë se 70 milion lekë, aparate celularë, kompjutera dhe të arresturit rrezikojnë deri në 15 vite burgim.

      Sipas numrit një të Policisë, në Tiranë dhe në qarqe janë ushtruar 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale. Më tej mësohet se është arritur të sekuestrohej një sallë qendrore monitorimi, e cila monitoronte aktivitetin që zhvillohej në pikat e tjera që zhvillohej ky aktivitet. “Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale. Janë arrestuar edhe menaxheret e grumbullimit dhe transportimit të lekëve nga pikat, konkretisht shtetasit: T. A., E. M., S. B., E. F. dhe N. E., menaxherë të pikave në Tiranë dhe A. N., menaxher në Durrës”, u shpreh Veliu.

      Ky operacion është në vijim dhe në qarqet e tjera të vendit, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitet të paligjshëm  të lojërave të fatit.

       

    • 10:27

      Aksioni kundër bixhozit, arrestohen në Tiranë biznesmeni Gramoz Murataj dhe vëllai i kryetares së KPA-së

      Dalin emrat e personave të arrestuar nga mega-operacioni i Policisë për goditjen e lojërave të fatit dhe basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë arrestuar në Tiranë, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ndërsa janë sekuestruar edhe mjetet që përdornin për lojërat e fatit pa leje.

      Gramoz Murataj është i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut.

    • 10:08

      Policia aksion kundër bixhozit edhe në Korçë, shoqërohen disa persona

      Foto nga aksioni i Policisë

      Policia ka zhvilluar operacion kundër bixhozit edhe në qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme, ku janë shoqëruar disa persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë operacion krahas forcave të njësisë operacionale, kanë qenë edhe forcat e komisariateve të drejtorisë vendore të qarkut dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë. Operacioni është shtrirë në të gjitha lokalet e dyshuara për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit brenda në qytet por edhe në fshatrat përreth.

    • 9:50

      Detaje nga mega-operacioni i Policisë në vend, arrestohen rreth 50 persona, mes tyre adiministratorë lokalesh

      Foto nga aksioni i Policisë

      Rreth 50 persona janë arrestuar deri më tani nga mega-operacioni i Policisë që po zhvillohet në vend, për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit dhe të basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë administratorë lokalesh. Ky aksion i madh i policisë po zhvillohet pas një periudhe të gjatë hetimore nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria.

    • 8:49

      Aksioni kundër bixhozit/ 64 të shoqëruar në Durrës, metodat e sofistikuara që përdornin, paratë vinin nga jashtë

      Foto nga aksioni i Policisë.

      Detaje të reja kanë dalë nga mega-operacioni i Policisë që po zhvillohet në vend për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit dhe të basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në qytetin e Durrësit deri më tani janë shoqëruar 64 persona dhe janë kryer kontrolle të imtësishme në shumë lokale të qytetit ku luhet bixhoz. Policia ka sekuestruar aparate, kompjutera dhe makineri të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz. Por, sipas këtyre burimeve rezulton se metodat janë sofistikuar, pasi bastet vendosen me celularë online në kompani që ndodhen jashtë vendit dhe paratë qarkullojnë nëpërmjet kompanive që merren me transferta monetare.Policia ka sekuestruar një numër celularësh të cilët po analizohen nëse  nëpërmjet tyre janë vënë baste online.

    • 7:21

      Gjatë natës shoqërohen 184 persona, ‘bastisen’ lokalet dhe makinat

      Foto nga aksioni i Policisë në Elbasan

      184 persona janë shoqëruar deri më tani në polici nga aksioni ‘blic’ i Forcave Renea, Forcave të Rendit, Shqiponja-ve, FNSH-së dhe OFL-së, i cili ende vijon në qytetet si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Laçi, për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit dhe të basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për mbi 50 persona do të prangosen, pasi për ta janë lëshuar udhëra ndalimi.

      Sipas burimeve gjatë aksionit të policisë gjatë natës, efektivët kanë zbarkuar nëpër lokalet e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera për kontrolle të imtësishme për gjetjen e armëve ose sende të paligjshme, si dhe për të zbuluar se kush vijon zhvillimin e lojërave të fatit në kushtet e paligjshmërisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë sekuestruar kamera të lokaleve dhe janë kryer kontrolle të imtësishme në makina.

    • 23:10

      Megaoperacion/ RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, kontrolle në çdo cep të qytetit për lojëra të paligjshme, priten arrestime “të fortësh”

      Një mega-operacion me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale po zhvillohet në qarkun e Elbasanit. Dosja.al ka mësuar se operacioni po zhvillohet nga ana e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, ndërkohë të përfshirë janë rreth 100 punonjës policie, RENEA-t, efektivë të FNSH-ve, “Shqiponjat”, oficerë të Krimeve të Rënda dhe atij ekonomik. Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun dhe ka si qëllim goditjen e lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme. Gjithashtu në fokus janë edhe personat me precedentë kriminalë në qytet, ndaj të cilëve Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë. Efektivët e Policisë kanë hyrë në çdo “skutë” për të gjetur gjurmë apo sende që përdoren për lojërat e paligjshme. Ata gjithashtu do t’u kërkojnë pronarëve të lokaleve kamerat e sigurisë.

    • 22:51

      ME VIDEO/ Laçi në shtetrrethim, policia zbraz automjetet në rrugë, kontrolle masive në vend

      Forcat RENEA, FNSH, OFL-ja, Shqiponjat dhe Forcat e Rendit kanë zbarkuar në qytetin e Laçit ku po ushtron kontrolle masive në shtëpi dhe në automjete. Siç shihet edhe në videon e suguruar nga Dosaj.al efektivët kanë zbrazur mjetet dhe po kontrollojnë në mënyrë të detajuar.

    Shto Koment