Aktualitet

KLP shtyn afatin: Edhe 15 ditë kohë për prokurorët që duan të jenë pjesë e SPAK (VENDIMET E PLOTA)

24 Shkurt 2020, 18:01 Nga DOSJA
KLP shtyn afatin: Edhe 15 ditë kohë për prokurorët që

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare të radhës, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Sipas njoftimit nga KLP bëhet me dije se është vendosur me shumicë votash, miratimi i raporteve për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, prokurorëve: Abaz Muça, Adriano Dyrmishi, Alketa Zifla, Bledar Maksuti, Enrik Haxhiraj, Marjeta Zaimi, Rozeta Qirjaqi. Me 8 vota pro, 1 kundër të Besnik Canit si dhe në mungesë të Bujar Sheshi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me propozim të Komisionit Për Zhvillimin e Karrierës, vendosi Ollga Visi, të caktohet përkohësisht në funksionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë. Këshilli vendosi gjithashtu që Visi, të ushtrojë detyrën si Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, përkohësisht nga data 24.02.2020–23.05.2020. Vendimi u miratua me 7 vota pro, 2 kundër të Nurihan Seiti dhe Besnik Cani dhe 1 në mungesë të zotit Bujar Sheshi.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi me shumicë votash edhe miratimin për caktimin e përkohshëm të Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të Francesk Ganaj, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ku e ka emërimin. Para Këshillit janë prezantuar opinionet për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Midis 2 kandidaturave, Këshilli miratoi me 10 vota pro, opinionet për kandidimin e Mirela Kapo. Me 10 vota pro, janë miratuar edhe prezantimet e opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar në pozicionin Këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për një periudhë kohore 3-vjeçare, si vijon: Ornela Rrumbullaku, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Arian Muçaj, Erion Pano dhe Vitjona Mata.

Po ashtu janë miratuar projekt-vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë dhe projekt vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë shprehur interesin për t’u komanduar si inspektor në ILD; Elena Pelushi, Xhevahir Lita, Daniela Sulaj, Sonila Muhametaj Domi. Është vendosur dhe shtyrja e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 pozicioneve vakante si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pikën 3 të vendimit shprehja “jo më vonë se 15 ditë kalendarike”, zëvendësohet me shprehjen “jo më vonë se 40 (dyzetë) ditë kalendarike”.

Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli ka miratuar projekt vendimi për fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati prokuror pranë EUROJUST për një periudhë 30 mujore duke kaluar për miratim kriteret për aplikim për këtë pozicion mjaft të rëndësishëm. Në përfundim të seancës plenare, është hedhur shorti për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, bazuar në nenin 11 të Rregullores, ku shorti ka përzgjedhur Besnik Cani dhe Tartar Bazaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e klp shtyhet afati per aplikimet per spak vendimet e klp mbledhja e klp shtyhet afati per aplikimet per spak vendimet e klp

Sondazh

Poll