Aktualitet

Policë, qytetarë dhe stafe mjekësore, të gjithë me maska në fytyrë, ja çfarë po ndodh në Rinas, udhëtarët në radhë

24 Shkurt 2020, 13:15 Nga DOSJA

Tiranë- Frika se koronavirusi mund të përhapet edhe në vendin tonë, ka bërë që qeveria të marrë masa në pikat kufitare të vendit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme udhëtarët në Rinas u nënshtrohen kontrolleve që bëjnë stafet mjekësore.

Jo vetëm bluzat e bardha por dhe qytetarët me valixhe në duar shfaqen me maska teksa udhëtojnë. Po ashtu punonjësit e aeroportit dhe punonjësit e Policisë janë të pajisur me maska.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 5 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Deri më tani nuk kemi asnjë person në Shqipëri me koronavirus.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll