Bota

Kurti në krah të Ana Brnabiç në samitin e BERZH-it, marrëveshja për linjën hekurudhore me Serbinë konsiderohet si një n

24 Shkurt 2020, 12:53 Nga DOSJA
Kurti në krah të Ana Brnabiç në samitin e BERZH-it,

Angli- Në Samitin e  BERZH-it në Londër, Albin Kurti u shfaq në krah të Ana Brnabiç, kryeministres së Serbisë. Në këtë samit marrëveshja për linjën hekurudhore mes Kosovës e Serbisë është konsideruar si një nga çështjet kyçe për Kosovën. Po kështu në postimet e  BERZH-it në Twitter, marrëveshja për linjën hekurudhore është quajtur “linja veri-jug”.

“Lidhja rajonale veri-jug, bashkëpunimi rajonal nën kornizat e integrimit në Bashkimin Evropian, janë çështje kyçe për Kosovën”, shkruan në postimin e BERZH’it.

Ndërkaq, Albin Kurti  në këtë samit mësohet të ketë thënë: “Ne kemi një diasporë të madhe dhe investimet nga ta do ta ndihmonin Kosovën tejet shumë”.

Kryeministri i ri i Kosovës. Albin Kurti nuk ka përkrahur marrëveshjet e fundit me Serbinë për linjën hekurudhore dhe ndërtimin e autostradës, duke thënë se ato u nënshkruan pa dijeninë e qeverisë.

Më 14 shkurt në Konferencën e  Sigurisë në Mynih u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Një marrëveshje e tillë erdhi pas marrëveshjes së muajit të kaluar, përmes së cilës është arritur rivendosja e lidhjeve ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në samitin e BERZH-it, i cili po mbahet për investimet e bankës në rajon për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë, ku edhe foli lidhur me rëndësinë e integrimit të rajonitë në Bashkimin Europian duke përmendur edhe njëherë hapat pozitive që ka ndërmarrë rajoni lidhur me bashkëpunimin mes vendeve. Ndërsa kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i kërkoi homologes serbe Ana Brnabiç njohjen e Kosovës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ana brnabic samiti i berzh albin kurti ana brnabic samiti i berzh

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...

Bota 24 Shkurt 2020, 09:53

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur n...