Bota

Dëshmia e farmacistes brenda karantinës në Lodis të Italisë: Unë jam një farmaciste dhe të hënën kthehem në punë, je

24 Shkurt 2020, 11:58 Nga DOSJA
Dëshmia e farmacistes brenda karantinës në Lodis të

ITALI– Një farmaciste italiane, njëkohësisht edhe nënë ka dëshmuar në “Sky tg24” sesi po kalon në karantinën e izoluar në zonën e Lodis, në Casalpusterlengo.

Farmacistja Leyla Bicer, e cila jeton në zonën e Lodi në njërën prej bashkive të identifikuar si “shpërthimi” i koronavirusit në Lombardi dhe i vendosur në izolim.

Ajo në dëshminë e saj ka thënë se edhe të shkosh në supermarket është bërë e vështirë, pasi të gjithë janë dyndur duke blerë ushqime.

Ndër të tjera farmacistja thotë se ka pritur për 20 minuta për t’u futur në market, por sipas saj është thënë se dyqanet do të  mbesin të hapura, ndërsa ka shtuar se është farmaciste dhe të hënën do të kthehet në punë normalisht.

“Dallimi i vetëm në krahasim me jetën e mëparshme,  tha ajo, duke folur në Skype në Sky tg24 , është pamundësia e largimit nga Casalpusterlengo. Ne jemi besnikë ndaj dekretit, nuk e kemi lënë vendin që nga e premtja 21 shkurt. Edhe të shkosh në supermarket është bërë e ndërlikuar: në Casalpusterlengo të dielën u bënë radhë të gjata. “Kam pritur 20 minuta në supermarket. Nevojat themelore ishin të pakta, por ne jemi të qetë sepse dyqanet janë të hapura. Unë jam një farmaciste dhe të hënën kthehem për të punuar në farmaci, prandaj jeta vazhdon normalisht.”- është shprehur ajo.  *Shiko videon (KËTU)

Burimi: tg24.sky

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota farmacistja italiane koronavirusi ne itali leyla bicer farmacistja italiane koronavirusi ne itali leyla bicer

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 09:53

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur n...