Bota

E frikshme/ Kinezët janë “fajtorët” e përhapjes së Koronavirusit, pështyjnë me qëllim brenda në ashensor (VIDEO)

24 Shkurt 2020, 12:35 Nga DOSJA
E frikshme/ Kinezët janë “fajtorët” e përhapjes

KINË– Në Kinë prej më shumë se dy muajsh tashmë po  “luftohet” me virusin vdekjeprurës që u ka marrë jetën mbi  2600 personave në rang global, ndërsa viktima dhe të infektuar janë shënuar edhe në 30 vende jashtë territorit të Kinës.

Por ndërkohë që e gjithë bota po mundohet të shmangë dhe të gjejë shërim nga Koronavirusi, një video e bërë virale orët e fundit, ka zbuluar se kinezët janë ata vetë që po mundohen ta përhapin këtë virus vdekejprurës.

Në video arrihet të shihet qartazi sesi një grua pështyn brenda ashensorit në butonat ku njerëzit shtypin për të arritur në katet që duan.

Dailymail ka publikuar një video ku gruaja shihet duke pështyrë me qëllim në ashensor. Më pas kjo video ka ngjallur goxha debat për këtë sjellje aspak normale, e në një farë mënyre “varasëse” për qytetarët.

Sipas mediave të huaja, gruaja kineze është kapur vazhdimisht në kamera duke pështyrë pranë butonave, një faktor ky që nxit akoma më shumë përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Pamjet e kamerave të sigurisë kapin momentin ku 48-vjeçarja e njohur me mbiemrin e saj Li, përhap qëllimisht pështymën e saj në një kompleks banimi në Chongqing, një qytet në jug-perëndim të Kinës. Sipas policisë  është mësuar se 48-vjeçarja nuk është e infektuar nga koronavirusi.

Burimi:  Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 48-vjeçarja kineze koronavirusi në kinë li mbi 2600 viktima ne bote 48-vjeçarja kineze koronavirusi në kinë li mbi 2600 viktima ne bote

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...

Bota 24 Shkurt 2020, 09:53

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur n...