Bota

Koronavirusi – Italia në rrethim

24 Shkurt 2020, 12:10 Nga DOSJA
Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një takimi të shtabit të krizës me autoritetet civile të mbrojtjes në këtë vend. Rajonet më të prekura nga virusi COVID-19 do të rrethohen. Popullata nuk do të lejohet të futet dhe as të dalë nga këto zona. Banorët e zonave të rrezikuara mund të lëvizin vetëm në „rastet e veçanta”.

Ai që përpiqet t’i kalojë barrierat, cënohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatë kërkon një mirëkuptim të popullatës së atjeshme. Conte ka paralajmëruar mbylljen e sipërmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndërkohë edhe karnavalet në Venecia. Ndalimi i lëvizjeve në zonën e Shengenit deri tani nuk është parashikuar, theksoi kryeministri.

Hotspoti evropian

Deri tani nuk janë regjistruar në asnjë vend tjetër evropian kaq shumë raste të infektimeve me virusin SARS-CoV-2. Në Itali janë regjistruar gjithsej 150 raste (të dhënat e datës 24.02). Nga pjesët veriore të Italisë, në rajonin Venecia dhe Lombardi, konfirmohet të hënën rasti i pestë i vdekjes. Për krahasim: Në Gjermani janë regjistruar deri tani 16 raste të infektimeve, në Francë 12, ndër të cilët një person ka vdekur.

Shpërthimi i infektimeve në Lombardi ka ndodhur pas infektimit të një 38-vjeçari i cili po trajtohet në një spital në qytetin e vogël Codogno. Se ku është infektuar ai, ende nuk dihet saktësisht. Dyshohet se është infektuar nga një mik kinez, i cili është kthyer së fundmi nga vendlindja e tij në Itali. Por kjo nuk është konfirmuar. Ndërkohë që për ardhjen e virusit në Venecia dyshohen afaristë kinezë, të cilët kanë ardhur atje. Një rast në rajonin Piemont është regjistruar pas kontakteve të tij me njerëz nga Lombardia.

Gjendje alarmi në Korenë e Jugut

Në Korenë e Jugut qeveria ka shpallur gjendjen më të lartë të alarmit, për shkak të infektimeve. Presidenti Moon Jae ka vendosur këto masa pas dy rasteve të tjera të vdekjeve. Epidemia gjendet një një „pikë të rëndësishme kthese“. Ditët e ardhshme do të vendosin se si do të zhvillohen gjërat. Qeveria e tij po ndjek sugjerimet e ekspertëve dhe ka ngritur gatishmërinë e veprimit në nivelin më të lartë të mundshëm. Qeveria pohon se nuk do të hezitojë të ndërmerren edhe masa të papara deri tani në luftën kundër këtij virusi. Deri tani në këtë vend janë regjistruar 602 raste të infektimeve, që është numri më i madh pas Kinës. Shumica e infektimeve ka ndodhur në kishën Shincheonji Church of Jesus, ku një e infektuar ka shkuar dhe fillimisht ka refuzuar të bëjë testet mjekësore. Më pas ka shkuar edhe në shërbimet e kishës në qytetin Daegu.

Gjendja e paqartë

Organizata Botërore e Shëndetësisë WHO, shprehet e shqetësuar për paraqitjen e rasteve të infekimeve më virusin COVID-19 tek personat, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje me Kinën. Ndërkohë dyshohet se koha e inkubacionit mund të jetë shumë më e gjatë se dy javë. Kjo do të vështirësonte përpjekjet për parandalimin e epidemisë. Në Kinë është rritur ndërkohë numri i të infektuarve në më shumë se

77.000. Prej tyre 2400 kanë vdekur. Por ekspertët mendojnë, se shifrat në Kinë mund të jenë shumë më të larta. Numri më i madh i të vdekurve ka ndodhur në provincën Hubei, ku është regjistruar për herë të parë sëmundja në qytetin milionësh Wuhan, në dhjetor të vitit të kaluar.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 09:53

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur n...