Politike

Samiti i BERZH në Londër, Rama flet për ‘Shengenin Ballkanik’. Kurti i kërkon njohjen homologes serbe

Mblidhet samiti i BERZH në Londër. Të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka folur për Shengenin e Ballkanit, ndërsa Albin Kurti i kërkoi homologes serbe njohjen e Kosovës.
Featured image of article: Samiti i BERZH në Londër, Rama flet për ‘Shengenin Ballkanik’. Kurti i kërkon njohjen homologes serbe Edi Rama

LONDËR– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në kuadër të zhvillimit të Samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e njohur ndryshe si BERZH.

Samiti po mbahet lidhur me investimet e bankës për vitin 2020 në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm janë të gjithë liderët e vendeve të rajonit.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në fjalën e tij ka marrë si shembull donacionet nga Konfernca për tërmetin e 26 nëntorit për të treguar se në rajon mosmarrëveshjet janë stabilizuar. Sipas tij, të gjithë vendet kanë filluar të shohin nga e ardhmja duke kërkuar që të kenë një të ardhme sa më të mirë për fëmiijët e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, ai ka shtuar se investimi që duhet bërë me patjetër është një “autostradë” që lidh Ballkanin me Bashkimin Europian.

Një tjetër detaj që ka rënë në sy nga samiti ka qenë fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte ulur pranë homologes serbe, Ana Brnabiç. Teksa Brnabiç, ka risjellur marrëveshjen për linjën hekurudhore, Kurti ka rishtruar kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

(k.m./dosja.al)

  • 13:53

    Kurti në krah të Ana Brnabiç në samitin e BERZH-it, marrëveshja për linjën hekurudhore me Serbinë konsiderohet si një nga çështjet kyçe për Kosovën

    Albin Kurti dhe Ana Brnabiç

    Në Samitin e  BERZH-it në Londër, Albin Kurti u shfaq në krah të Ana Brnabiç, kryeministres së Serbisë. Në këtë samit marrëveshja për linjën hekurudhore mes Kosovës e Serbisë është konsideruar si një nga çështjet kyçe për Kosovën. Po kështu në postimet e BERZH-it në Twitter, marrëveshja për linjën hekurudhore është quajtur “linja veri-jug”.

    “Lidhja rajonale veri-jug, bashkëpunimi rajonal nën kornizat e integrimit në Bashkimin Evropian, janë çështje kyçe për Kosovën”, shkruan në postimin e BERZH’it.

    Ndërkaq, Albin Kurti  në këtë samit mësohet të ketë thënë: “Ne kemi një diasporë të madhe dhe investimet nga ta do ta ndihmonin Kosovën tejet shumë”.

    Kryeministri i ri i Kosovës. Albin Kurti nuk ka përkrahur marrëveshjet e fundit me Serbinë për linjën hekurudhore dhe ndërtimin e autostradës, duke thënë se ato u nënshkruan pa dijeninë e qeverisë. Më 14 shkurt në Konferencën e  Sigurisë në Mynih u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Një marrëveshje e tillë erdhi pas marrëveshjes së muajit të kaluar, përmes së cilës është arritur rivendosja e lidhjeve ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

  • 13:02

    Kurti i buzëqesh aparatit ndërsa kryeministrja serbe bën sikur s'e ka mendjen, Londra bën bashkë Serbinë e Kosovën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ulur pranë homologes së tij serbe, Ana Brnabiç në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në Samitin e BERZH po marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku nuk ka munguar edhe Kurti, si qeveritari më i ri. Fotot nga Samiti i ka shpërndarë në Twitter, gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, i cili ka publikuar edhe pamjet e ulësve të tyre.

    “Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Brnabiç. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodh prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH-it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

  • 12:34

    ‘Kroacia është agjenti ynë në Bruksel’, Edi Rama shkrin gazit të pranishmit: Jemi të gjatë…

    Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) së bashku me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i qeverisë ka falenderuar edhe njëherë të gjithë donatorët nga Konferenca e 17 shkurtit, për të theksuar më pas edhe grantet e dhëna për rindërtimin pas tërmetit nga vendet e rajonit. Më tej, Rama i ka mëshuar faktit se liderët e Ballkanit Perëndimor po ecin para dhe po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ashtu siç nuk kishte ndodhur para vitit 2014.

    “Mos të harrojmë që deri në 2014 nuk ishim ulur kurrë së bashku, pa armë, pa urretje dhe pa gjakderdhje. Kjo është e mbrekullueshme. Ta shndërrosh paqen në instrument begatie dhe ende ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur por ne po punojmë së bashku dhe duam të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë. Kështu që kjo mendoj është shumë shumë e rëndësishme,”– tha ndër të tjera Rama.

    PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

    Kroacia është agjenti ynë në Bruksel dhe në të njëjtën kohë është edhe përkthyesi i Brukselit në rajon. Është pjesë e punës tënde, je diplomat me përvojë kështu që paç fat. Do të doja të falenderoja të gjithë ata që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve. Pjesa më prekëse ishte pjesëmarrja e miqve tanë nga rajoni. Çdokush është pjesë e botës dhe kanë dhënë një shembull të shkëlqyer solidariteti. Dhe shpresoj që të ndryshohet përgjithmonë fryma. Mos të harrojmë që deri në 2014 nuk ishim ulur kurrë së bashku, pa armë, pa urretje dhe pa gjakderdhje. Kjo është e mrekullueshme. Ta shndërrosh paqen në instrument begatie dhe ende ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur, por ne po punojmë së bashku dhe duam të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë. Kështu që kjo mendoj është shumë shumë e rëndësishme. S’ka të bëj vetëm me paqen por me të ardhmen, për fëmijët tanë. Kjo është arsyeja pse besoj fort dhe duhet të mos bie dakord me Anën dhe sidomos me atë që shpiku mini-shengenin se nuk është aspak mini, se ne jemi nga më të gjatët në Europë. Duhet të kalojmë dëmin e madh për tërmeti, kemi aeroportin e ri të Vlorës, jemi mes 5 vendeve të Europës që përputhemi me vizioni e Usula Von der Leyen. Jemi në një pozicion të mirë dhe nuk dua t’ju besdis me emrat e rrugëve se duhet të ndërtojmë vetëm një autostradë: Ballkani Perëndimor dhe BE. Ne na është vënë VETO shumë herë por mendoj se tani na ka ardhur ne koha të bëjmë veton. Kështu që nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe jam shumë i sigurt që Millo nuk do ta lërë Dushkon të kthehet sërish. Kështu që për të tjerët nuk e di.

Shto Koment