Aktualitet

Me 105 mijë euro me vete, kapet francezi i dehur në Sarandë, po drejtonte motorin e një tjetër bashkatdhetari

Pas gjetjes së parave kanë nisur verifikimet për shtetasin francez, i cili rezultonte banues në lagjen nr.3 në Sarandë. Motori rezulton i regjistruar gjithashtu në emër të një tjetër shtetasi francez, të identifikuar si Peter Ivan, i cili gjithashtu banonte në lagjen nr. 3 në Sarandë.
Featured image of article: Me 105 mijë euro me vete, kapet francezi i dehur në Sarandë, po drejtonte motorin e një tjetër bashkatdhetari Foto Ilustruese
Përditësuar:

SARANDË– Një shtetas francez i identifikuar si Renan është kapur në qytetin e Sarandës teksa drejtonte një motor në gjendje të dehur. Dosja.al mëson se pas kontrollit të francezit, efektivët kanë gjetur një shumë të konsiderueshme prej 105 mijë eurosh të cilat ai i kishte me vete.

Pas gjetjes së parave kanë nisur verifikimet për shtetasin francez, i cili rezultonte banues në lagjen nr.3 në Sarandë. Motori rezulton i regjistruar gjithashtu në emër të një tjetër shtetasi francez, të identifikuar si Peter Ivan, i cili gjithashtu banonte në lagjen nr. 3 në Sarandë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetimet vijojnë për ë zbardhur burimet e parave që mbante francezi me vete, si dhe lidhja që kanë mes tyre.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment