Bota

Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali

24 Shkurt 2020, 07:48 Nga DOSJA
Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali

Itali– Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali. Mediet italiane raportojnës e viktima në një 84-vjeçar nga qyteti i Bergamo-s. Ndërsa numri i të infektuarave në këtë shtet ka shkuar në 150 persona. Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

Shqipëria është përfshirë nga paniku 3 ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar deri më tani 4 viktimat e para. Sipas Silva Binos, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

Burimi: Repubblica.it 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 4 viktima në itali nga koronavirusi koronavirusi ne itali 4 viktima në itali nga koronavirusi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll