Aktualitet

Mblidhet Task-Forca për koronavirusin/ Eduard Merkaj: Policia ka nisur hetimet për lajmet që ngjallin panik (VD)

24 Shkurt 2020, 09:17 Nga DOSJA
Mblidhet Task-Forca për koronavirusin/ Eduard Merkaj: Policia ka nisur

Tiranë- Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj  në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur nga virusi vdekjeprurës. Ai theksoi se Policia ka nisur hetimet për lajmet e rreme dhe ato të cilat ngjallin panik në popull.

“Të gjithë qytetetarët kontrollohen në pikat kufitare. Jemi në ndjeni të disa mesazhe që kanë shqetësuar publikun. Nga policia e Shteti kanë filluar hetimet, për këto mesazhet me ‘voice’, dhe vijojnë hetimet. Kemi nisur hetime për lajmet e rreme. Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri”, u shpreh ai.

Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ministrja theksoi se janë analizuar 6 raste dhe kanë rezultuar negative. Ajo i bëri thirrje medies që të bashkëpunojnë me ministrinë, në mënyrë që të mos përhapen lajme që ngjallin panik në popull dhe nënvizoi se njerëzit duhet t’u besojnë vetëm informacioneve zyrtare që jepen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Po kështu, ajo u shpreh se nuk është e nevojshme mbyllja e shkollave apo kufijve me Italinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduard merkaj koronavirusi ne shqiperi eduard merkaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll