Aktualitet

Mbyllja e shkollës “Udha e Shkronjave”, Shahini: Do iu heqim licencën, kanë shkelur ligjin

24 Shkurt 2020, 09:06 Nga DOSJA
Mbyllja e shkollës “Udha e Shkronjave”, Shahini: Do iu heqim

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar pas pezullimit të mësimit nga shkolla private “Udha e Shkronjave”, si një masë parandaluese për të mbrojtur fëmijët nga koronavirusi. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Shahini shkruan se mbyllja e shkollës është bërë në paligjshmëri dhe për këtë arsye do iu hiqet licenca.

Më tej, ministrja shkruan se nxënësit do transferohen në një shkollë tjetër, ndërsa për drejtuesit e këtij institucioni do ketë përgjegjësgjësi penale që do ndiqet nga organet e drejtësisë.

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, shkruan Shahini.

Drejtoria e shkollës “Udha e Shkronjave”, ditën e djeshme në një njoftim bëri me dije se ky institucion arsimor do të qëndrojë i mbyllur për dy javë si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Në njoftim drejtoria shkruante se vendimi ishte marrë në konsultim me prindërit dhe faza dy javore do shërbente si masë për izolim nga një infektim i mundshëm.

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini frika nga koronavirusi mbyllet shkolla rreziku nga koronavirusi udha e shkronjave besa shahini frika nga koronavirusi mbyllet shkolla rreziku nga koronavirusi udha e shkronjave

Sondazh

Poll