Aktualitet

Greqia ‘moskokëçarëse’ ndaj koronavirusit, 0 kontrolle në Kakavijë, qytetarët hyjnë e dalin pa problem

24 Shkurt 2020, 08:08 Nga DOSJA
Greqia ‘moskokëçarëse’ ndaj koronavirusit, 0

GJIROKASTËR– Teksa në portin e Durrësit, Vlorës, aeroportin e Rinasit dhe doganën e Hanit të Hotit qytetarët po kontrollohen një më një, ndryshe paraqitet situata në Kakavijë.

Mësohet se në këtë pikë doganore nuk është shënuar fluks emigrantësh dhe se qarkullimi është normal. Në doganë mungon stafi mjekësore dhe hyrje-daljet e qytetarëve vijojnë normalisht pa u kontrolluar.

Mesa duket ndryshe nga Itali, Greqia nuk ka frikë prej koronavirusit dhe nuk ka marra masa mbrojtëse për të parandaluar depërtimin e tij. Ndërkohë edhe pala shqiptare ka dështuar totalisht në kontrollet, pasi sipas instancave përkatëse, kontrolle po ushtrohen në çdo pikë kufitare në vend.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali janë shënuar 4 viktima dhe 152 të infektuar, ndërsa në rang global kanë humbur jetën 2619 persona, kryesisht në Kinë. Në Shqipëri ka nisur kontrolli pasi është përhapur panik për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. Për të sqaruar gjithë situatën ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të mbledhë sot në orën 9.30 Task Forcën. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Emergjencave në aeroportin e Rinasit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kakavijes koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi dogana e kakavijes koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll