Aktualitet

Aksioni ‘Fati i Lojërave’/ Gjykata jep sot masat e sigurisë për 55 të arrestuarit e tjerë (EMRAT)

24 Shkurt 2020, 08:36 Nga DOSJA
Aksioni ‘Fati i Lojërave’/ Gjykata jep sot masat e

TIRANE- Dalin para gjykatës së Tiranës 55 të arrestuarit e tjerë të operacionit “Fati i Lojërave”, të kryesuar nga Gramoz Murataj, koka e kompanisë së basteve “Eccobet”. Të arrestuarit akuzohen se ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit dhe basteve online nëpër lokale të ndryshme që menaxhoheshin prej tyre, ndërsa prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin pasuror për 30 të arrestuarit duke iu ngrirë çdo llogari bankare, karta krediti e debiti të tyre. Kjo masë do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve të tyre. Dje, u zhvillua seanca në ngarkim të 33 prej të arrestuarve të këtij operacioni. 

Emrat e 55 të arrestuarve që sot do të dalin para gjykatës:

Gramoz Murat Murataj
Fjorald Arben Bega
Etmir Dhimitër Dimashi
Klaudio Fatmir Xhufi
Ervin Theodhori Hakani
Barjon Fatmir Xhani
Dritan Albert Forssen
Ervis Kalem Kalemaj
Sotjon Petraq Buneci
Elvis Abdullah Mulaj
Renato Petrit Sejtllari
Avni Gëzim Nasufi
Nuri Ymer Elqeni
Fatjon Ramiz Qerimi
Genci Hamit Lena
Leonard Agim Koçi
Ervin Dijon Frashëri
Taulant Xhevair Avdia
Flamur Shefki Masha
Pëllumb Shefki Masha
Shkëlqim Kapllan Aruci
Edgar Moisi Binjaku
Julian Muharrem Lami
Ersol Ali Behari
Përparim Hajredin Elezi
Orjan Petri Bodlli
Zbukurim Ahmat Zeqiraj
Ledion Nevruz Aliu
Denis Arjan Pura
Erjon Tom Pjetri
Paolo Lulëzim Beqiraj
Mentor Hamdi Ahmetaj
Ardit Sabri Alldervishi
Bashkim Besim Doku
Bernard Qani Bizhga
Bledi Lutfi Carcia
Rovena Sulejman Dedej
Auklent Emin Ceka
Sadik Hysen Bica
Edmond Sotir Zgura
Ilir Syri Zirkaj
Pjerin Marke Peshqefa
Renald Rifat Nurccellari
Artur Sokol Shiqerukaj
Gazmend Skënder Kullojka
Renato Hysni Klaiqi
Arjana Rexhep Bajraktari
Ronald Zenel Murataj
Enea Sofokli Dilo
Olgert Ferdinand Jakupi
Leonard Kasem Cakmashi
Ylli Shyqeri Vogli
Ilir Ismet Tafaj
Arjan Xhelal Balliu
Albert Metodi Sara

Operacioni ‘Fati i lojërave’ u zhvillua më 20 shkurt dhe 21 shkurt, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League disa ditë më parë. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora ishin pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet  ushtruan kontrolle. Në prangat e policisë ranë 115 persona, mes tyre, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 55 të arrestuarit para gjykatës gramoz murataj operacioni fati i lojrave 55 të arrestuarit para gjykatës gramoz murataj operacioni fati i lojrave

Sondazh

Poll