Aktualitet

7 të vdekur dhe mbi 230 të infektuar nga koronavirusi në Itali! Manastirliu mbledh Task-Forcën: Maskat janë stok, s’ka ve

24 Shkurt 2020, 07:56 Nga DOSJA
7 të vdekur dhe mbi 230 të infektuar nga koronavirusi në Itali!

ITALI– Shtatë të vdekur dhe mbi 230 të infektuar! Kështu është zgjuar sot Italia. Vendi fqinj është në panik për shkak të shkallës së madhe të përhapjes së virusit Covid-19, i cili deri më tani ka lënë mbi 230 të infektuar në shtatë rajone të vendit. Deri më tani, viktimat kanë qenë 7 të moshuar, njëra prej tyre e sëmurë me kancer në mushkëri. Ndërsa në Valtellina është infektuar një 17-vjeçar, duke u bërë rasti i parë me koronavirus në moshën e mitur.

Nga ana tjetër, qeveria ka marrë masat për të  ndaluar përhapjen e virusit. Kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala propozoi mbylljen e shkollave, e cila u pranua menjëherë. Në të gjithë veriun janë mbyllur ambientet publike, shkollat, univeristetet dhe të gjitha ngjarjet sportive.

Ndërkohë panik për përhapjen e koronavirusit është përhapur edhe në Shqipëri, ku ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një audio, ku një vajzë njoftonte se në Shqipëri kishte 12 persona të infektuar, por që qeveria nuk i bënte publike për të mos përhapur panik. Më vonë ajo reagoi duke kërkuar që të fshinin audion pasi ishte thirrur në Polici për t’u pyetur lidhur me përhapjen e lajmeve të rreme.

Për të sqaruar gjithë situatën ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mblodhi në aeroportin e Rinasit Task-Forcën. Ministrja foli për maskat dhe tha se ka stok maskash në treg, megjithëse shumë farmaci në Tiranë kundërshtojnë fjalën e Manastirliut. Nga ana tjetër ajo tha se nuk ka vend për panik, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë rast me korovirus, dhe se nuk është momenti për mbyllje kufijsh e shkollash. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu task-forca kunder koronavirusit koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu task-forca kunder koronavirusit

Sondazh

Poll