Aktualitet

Me ‘autoblind’ dhe pistoletë “TT”, arrestohet miku i prokurorit Arjan Ndoja, Mondi Voga nga Fushë Kruja që dhunoi avokatin Ilia

  • si dilte Mondi Voga ‘sypatrembur’ krah ministrit Klosi kur kërkohej nga policia
  • Voga është ndaluar dhe gjatë kontrollit janë vënë re mugesat e dokuemtnacionit për drejtimin e këtij mjeti. Gjithashtu në automjetin e blinduar është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit "TT", për të cilën Voga nuk ishte pajisur me lejen përkatëse. Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti i blinduar është sekuestruar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa të arrestuarit Mondi Voga i është hequr edhe patenta.
    Featured image of article: Me ‘autoblind’ dhe pistoletë “TT”, arrestohet miku i prokurorit Arjan Ndoja, Mondi Voga nga Fushë Kruja që dhunoi avokatin Ilia
    Përditësuar:

    TIRANË– Mondi Voga, 44 vjeç nga Fushë Kruja, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi është kapur me armë zjarri teksa lëvizte me një automjet të blinduar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, Voga është arrestuar në aksin rrugor Vorë-Krujë, teksa udhëtonte me mjetin ‘blind’ me fenelina policie, gjë që u ka rënë në sy efektivëve. 

    Voga është ndaluar dhe gjatë kontrollit janë vënë re mugesat e dokuemtnacionit për drejtimin e këtij mjeti. Gjithashtu në automjetin e blinduar është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit “TT”, për të cilën Voga nuk ishte pajisur me lejen përkatëse. Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti i blinduar është sekuestruar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa të arrestuarit Mondi Voga i është hequr edhe patenta.

    Por kjo nuk është hera e parë që 44-vjeçari nga Fushë Kruja ka probleme me ligjin. Në vitin 2018, në muajin korrik, Voga u shpall në kërkim nga Policia për shkak se akuzohej të kishte dhunuar avokatin Ilia Ilia. Ngjarja në fjalë, ndodhi përballë Gjykatës së Durrësit dhe u regjistrua nga kemarat e sigurisë. Pamjet ku Voga, së bashku me një tjetër personin dhunonin avokatin Ilia bënë xhiron e mediave në atë kohë. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mondi Voga njihej gjithashtu edhe si miku i Prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit mbeti i plagosur në atentatin që iu bë në muajin teotr të vitit të kaluar, ku viktimë mbeti shoferi i Ndojas, Andi Maloku. 

    (f.m/dosja.al)

    • 17:28

      Arrestimi i Mondi Vogës, policia jep detaje

      Njoftimi i Policisë së Tiranës:

      Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit  TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

    Shto Koment