Aktualitet

Vdekja e naftëtarit në Fier/ Organizata Politike: Ata që i plasën shpirtin flenë mbi milionat e vjedhura, kishte disa muaj

24 Shkurt 2020, 07:43 Nga DOSJA
Vdekja e naftëtarit në Fier/ Organizata Politike: Ata që i

Tiranë- Organizata Politike ka reaguar për ndarjen nga jeta të naftëtarit, Artan Voshtina në spitalin e Fierit. Në një postim në Facebook, nga kjo organizatë theksohet se ata që i ‘plasën’ shpirtin Voshtinës,  flenë të qetë mbi milionat e vjedhura nga djersa, gjaku, shëndeti i naftëtarëve.

Reagimi: 

Me dhimbje dhe revoltë morëm vesh se sot në mbrëmje naftëtari Artan Voshtina ka vdekur në spitalin e Fierit. Artani ka qenë një ndër më aktivët në përpjekjen e naftëtarëve për të vënë në vend të drejtën e mohuar. Sot Artani ishte në protestë, duke mos iu ndarë kauzës dhe shokëve. Si qindra shokë e shoqe të tij, edhe Artani kishte muaj të tërë pa u paguar, plot vuajtje e stres nga pamundësia për t’iu përgjigjur nevojave të familjes. Ata që i plasën shpirtin – pronarë e qiramarrës, bankierë e politikanë – sot flenë të qetë mbi milionat e vjedhura nga djersa, gjaku, shëndeti dhe jeta e Artanit dhe qindra Artanëve të tjerë. “Të premtojmë se fitoren do të ta dedikojmë ty!” – zotohen naftëtarët për shokun e tyre.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi dha dje lajmin se një nga naftëtarët që ka doli në protestë ditët e fundi, Artan Voshtina, ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Ish-deptueti theksoi se Arjani ishte teknolog specialist, por prej muajsh nuk kishte marrë rrogën e tij dhe është keqtrajtuar nga qeveria.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan voshtina naftetaret e ballshit ne greve urie artan voshtina naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll