Aktualitet

Shpërthejnë 3 panele diellore në lokalin në Elbasan, nuk ka persona të lënduar

24 Shkurt 2020, 07:14 Nga DOSJA
Shpërthejnë 3 panele diellore në lokalin në Elbasan, nuk ka

Elbasan- Mëngjesin e sotëm, në një lokal (në pronësi të shtetasit me iniciale E.S ) që ndodhet pranë kalasë në Elbasan ka ndodhur një shpërthim, pasi kanë plasur tre panele diellore. Policia njofton se fillimisht ka plasur një bolier dhe për pasojë  kanë shpërthyer tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë ngritur fillimisht alarmin se ishte shpërthim me eksploziv, pasi zhurma ka qenë e madhe. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Kala”,Elbasan, në lokalin  në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se  si pasojë e një defekti teknik,  ka plasur një bolier dhe për pasojë  kanë plasur dhe  tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpërthejnë panelet diellore në elbasan shperthim ne elbasan shpërthejnë panelet diellore në elbasan shperthim ne elbasan

Sondazh

Poll