Aktualitet

“Shmangni autobusët dhe lokalet, mos takoni njeri”, frika nga koronavirusi përhap lajmin “fake”, flet vajza protagonis

23 Shkurt 2020, 20:24 Nga DOSJA
“Shmangni autobusët dhe lokalet, mos takoni njeri”, frika nga

TIRANË- Një mesazh zanor në rrjetin social Whatsapp ka qarkulluar me shpejtësi, duke krijuar gjendje paniku tek të gjithë. Të gjithë atyre që ky mesazh u ka shkuar në adresën e tyre e kanë shpërndarë tek miqtë për t’i informuar.  Sipas mesazhit që dëgjohej zëri i një vajze, që nuk është identifikuar nga mediat, e cila njoftonte disa vajza se në Shqipëri kanë ardhur koronavirusi dhe janë disa të infektuar në QSUT. Ky lajm mori dhenë dhe shkoi deri në veshin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”, ishte ky mezashi që u përhap dhe në media.

Pasi mesazhi mbërrti dhe në adresën e autoriteteve, këto të fundit duket se e kanë indentifikuar vajzën dhe e kanë thirrur për të dëshmuar, duke e akzuar se ka përhapur një lajm të pa vërtetë. Vajza ka reaguar sërish dhe në audion e dytë ajo shoqeve të saj që kishin shpërndarë mesazhin e parë, që të fshinin mesazhin dhe t’u thonin të gjithëve që të bënin të njëjtën gjë.

Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake.  Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”, është ky mesazhi i dytë.  Policia ende nuk e ka marrë në pyetje vajzën dhe ajo nuk është identifikuar akoma. Po ashtu nuk është sqaruar se në çfarë grupi dhe kush e përhapi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fake news per koronavirusin frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi fake news per koronavirusin frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll