Aktualitet

EMRI/ Ndërron jetë ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së në Shkodër

23 Shkurt 2020, 21:42 Nga DOSJA
EMRI/ Ndërron jetë ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së në

SHKODËR- Ahmet Osja, ish-ministër dhe ish-deputet i Partisë Socialiste në vitet e para të pluralizmit, është ndarë sot nga jeta në moshën 80-vjeçare. Sipas informacioneve Qosja vuante nga një sëmundje, e cila i ka marrë dhe jetën. Osja është Profesori i Shkencave Bujqësore dhe ka një jetë të gjatë politike dhe akademike.

Por kush ishte Ahmet Osja?

Ahmet Osja lindi në Shkodër në 1939, Profesor i shkencave bujqësore dhe mban Urdhri “Mjeshtër i Madh”, viti 2009 nga Presidenti i Shqipërisë. Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.Ahmet Osja sipas është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër.

Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit Si koleg i afërt i Akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij.

1982 – 1991 Afro 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë. Profesor Osja ka qënë edhe Ministër i Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave si dhe lektor në Universiteti i Shkodrës. 2009 – Mjeshtër i Madh nga Presidenca e Republikës. 2009 – Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka shpallur Profesorin Ahmet Osja ” Mirënjohja e Qytetit”. 2009 – Forumi i Intelektualëve Shqiptarë , dega Shkodër përfaqësuar nga ish kryetari Gëzim Uruçi e vlerësoi si intelektual i shquar, emblemë e qytetarisë, me njohuri të gjithanëshme në shumë fusha të shkencës e kulturës dhe një personalitet i historisë shqiptare. 2010 – Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja. 2016 – Honoris causa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet osja vdes ahmet osja ahmet osja vdes ahmet osja

Sondazh

Poll