Politike

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë hap drejt BE-së

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se pa ndëshkimin e tij nuk mund të ketë asnjë hap përpara drejt BE-së.

3 Prill 2026, 12:43 Nga I.A
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës nuk ka dhe nuk mund të ketë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipëria drejt Bashkimi Evropian po mbahet peng nga korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se pa ndëshkimin e tij nuk mund të ketë asnjë hap përpara drejt BE-së.

Sipas tij, përpjekjet për të mbyllur të ashtuquajturën “dosja Balluku”, që ai e konsideron si “de facto dosja Rama”, përbëjnë një akt të rëndë kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Ai shtoi se pa heqjen e imunitetit të Ballukut dhe pa thirrjen e Ramës për të dhënë llogari, lufta kundër korrupsionit mbetet e pamundur

“Shqipëria, ëndrra evropiane e saj, procesi më thelbësor për të ardhmen e vendit, vazhdon të mbahen peng nga Edi Rama dhe Lubi Balluku. Përpjekjet për ta arkivuar dosjen Balluku, de facto dosjen Rama, janë përpjekjet më kriminale, përpjekje të cilat shkelmojnë interesat personale, shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptari. Edhe njëherë, është goditja më e rëndë që i bëhet interesave të shqiptarëve në dy aspekte. Së pari, lufta kundër korrupsionit merr fund. Pa dënimin, pa heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut, nuk ka dhe nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit. Pa thirrjen e Edi Ramës për të gjithë ato që mban dosja Balluku, nuk ka dhe nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit. Pa ndëshkimin e korrupsionit dhe përgjegjësinë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë hap drejt BE. Edhe njëherë, raporti IBAR është shtyrë tre herë gjatë muajit mars. Po bëhet gjithnjë më i madh numri i vendeve që kundërshtojnë në mënyrë të prerë të votojnë IBAR-in. IBAR-i është raporti i vlerësimit të standardeve dhe luftës kundër korrupsionit. Votimi i këtij raporti është kusht që kapitujt e tjerë të mund të mbyllen dhe ky votim është i ndërmjetëm, nuk është përfundimtar për dy kapitujt, 23 dhe 24, kapitujt për shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll