Politike

Seanca për dosjen “Veliaj”/ Biznesmeni Abule kërkon ndarjen e çështjes: Të shqyrtohet nga një tjetër gjykatë

Ndërkohë vetë biznesmeni deklaroi se kërkon gjykim  të shkurtuar.

3 Prill 2026, 10:08 Nga D.S
Seanca për dosjen “Veliaj”/ Biznesmeni Abule kërkon
Elman Abulen

TIRANË- Gjatë seancës për dosjen Veliaj, mbrojtja e Elman Abule ka kërkuar ndarjen e çështjes së tij nga dosja si dhe shqyrtimin nga një tjetër gjykatë dhe jo GJKKO. 

Ndërkohë vetë biznesmeni deklaroi se kërkon gjykim  të shkurtuar. Ndër të tjera ai pohoi se i qëndron kërkesës së bërë nga avokatja e tij.

“Kërkojmë që të ndahet çështja për Elman Abulen dhe më pas shpalljen e moskompetencës lëndore nga ana e Gjykatës së Posaçme dhe dërgimin e  çështjes për gjykim në një tjetër gjykatë." , ka deklaruar avokatja.

“Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates”, ka deklaruar biznesmeni./Dosja.al

elman abule dosja veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll