Politike

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për sulme iraniane, Lamallari: Njoftim standard

Lamallari deklaroi se institucionet ligjzbatuese, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, kanë bërë prej kohësh një vlerësim të plotë të riskut dhe kanë hartuar një plan konkret masash.

3 Prill 2026, 10:35 Nga I.A
Paralajmërimi i ambasadës amerikane për sulme iraniane,
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka deklaruar se paralajmërimi i ambasadës amerikane për sulme iraniane është një njoftim standard. Gjatë një konferencë për mediat, Lamallari theksoi se Shqipëria ka kohë që është në gatishmëri të shtuar.

Lamallari deklaroi se institucionet ligjzbatuese, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, kanë bërë prej kohësh një vlerësim të plotë të riskut dhe kanë hartuar një plan konkret masash.

“Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme, në kuptim të vlerësimit të riskut nga gjithë agjencitë ligjzbatuese në bashkëpunim mdhe me partnerët ndërkombëtarë. Kemi bërë vlerësimin e riskut dhe një plan masash lidhur jo vetëm me sigurinë publike në sheshe publike dhe vendndodhje me rëndësi kritike por edhe infrastrukturën kritike në tërësi. Policia e Shtetit është me masa të shtuara sigurie në vendndodhjet që cilësohen me rëndësi kritike.

Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë duke marrë parasysh gjithë zhvillimet në Lindjen e Mesme. Kërkova nga struktura e Policisë së Shtetit, përfshirë drejtorinë Antiterror, Policinë Kriminale dhe Sigurinë Publike për të më informuar lidhur me masat që ato kishin marër dhe komunikimet që kishin pasur me përfaqësues të ambasadës. Nga komunikimet është konfirmuar se ky është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera të botës, përfshirë edhe vende të BE. Ata vlerësojnë bashkëpunimin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare dhe policisë shqiptare për masat e marra prej kohësh,“ tha Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari

Sondazh

Poll